Sulmi rus me dron mbi Kiev, reagon Zelensky: Krim i qëllimshëm për të zgjatur luftën, kriminelët e Kremlinit duhet të ndalojnë së vrari

7 Shtator 2025, 10:41Bota TEMA
Sulmi rus me dron mbi Kiev, reagon Zelensky: Krim i qëllimshëm

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar mbi sulmin me dronë rus në qiellin e Kievit në orët e para të ditës së diel duke shkaktuar 3 viktima dhe 18 të plagosur, përfshi dhe zjarrin mbi godinën qeveritare.

Zelensky thotë se sulmet e reja ruse ndaj qyteteve ukrainase janë një krim i qëllimshëm dhe përpjekje për të zgjatur luftën.

"Këto vrasje tani, kur diplomacia e vërtetë mund të kishte filluar shumë kohë më parë, janë një krim i qëllimshëm dhe një zgjatje e luftës", shkroi Zelensky, duke shtuar se po forcojnë mbrojtjen ajrore.

“Në fund të fundit, çdo sistem shtesë ka shpëtuar civilët nga këto sulme frikacake. Bota mund t'i detyrojë kriminelët e Kremlinit të ndalojnë së vrari; vullneti politik është e gjitha që duhet. Faleminderit të gjithëve që po na ndihmojnë", shtoi ai.

3 Komente

  1. j
    jo ne gjume

    Neser e keni radhen you. Nje here rusi nje here ukraina. Keshtu loja me gjakun e njerezve te pafajshem vazhdon. Sa do donin ta shperndanin kete metode ne vende te tjera te Evropes, por me shume e kuptojne dita me dite dhe keshtu u ka ngexur sharra ne gozhde.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Z

      C'pune ke me Boten ti o Zhele, qe e ke futur ne krize dhe u ke shtrentuar jetesen me rritjen e cmimeve te marrave dhe te sherbimeve. Paqe do te kete vetem pasi Ukraina te shperbehet.

      Përgjigjjuni
      1. G
        G

        Rrofte usa.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje