INTERVISTA/ Angela Merkel flet për marrëdhëniet me Putinin: Nuk kam pse të kërkoj falje

8 Qershor 2022, 11:14Bota TEMA

INTERVISTA/ Angela Merkel flet për marrëdhëniet me Putinin: Nuk

Nga Patrick Jackson, BBC

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel mbrojti qeverisjen e saj për mënyrën se si e ka trajtuar Vladimir Putinin, në intervistën e saj të parë të madhe që nga largimi prej postit.

Ajo tha se nuk ka asgjë për të cilën duhet të kërkojë falje në lidhje me reagimin e saj ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, kur ajo mbështeti sanksionet.

Ajo gjithashtu mbrojti kundërshtimin e saj- kur ishte në detyrë- ndaj anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Zonja Merkel është akuzuar se e ka lënë Gjermaninë të pambrojtur duke ndjekur marrëdhëniet e orientuara nga biznesi me Rusinë.

Gazsjellësi Nord Stream 2, që do sillte gazin natyror rus direkt në Gjermani, u ndërtua teksa ajo ishte kancelare dhe u pezullua nga pasardhësi i saj, kancelari Olaf Scholz, pak pasi Rusia të pushtonte Ukrainën më 24 shkurt.

Nën presion për të vendosur sanksione të reja më të rrepta për pushtimin, Gjermania po përpiqet që të reduktojë varësinë e saj nga energjia ruse, pa dëmtuar ekonominë e saj.

Por zonja Merkel tha se Evropa dhe Rusia janë fqinjë dhe nuk mund të injoronin njëri-tjetrin. “Ne duhet të gjejmë një mënyrë për të bashkëjetuar, pavarësisht nga të gjitha dallimet tona,” tha ajo.

Pushtimi është “jo vetëm i papranueshëm, por edhe një gabim i madh nga Rusia,” i tha ajo gazetarit dhe shkrimtarit gjerman, Alexander Osang në një intervistë të transmetuar nga televizioni ARD.

“Nëse do të kthehemi pas në shekuj dhe do debatojmë se cila pjesë e territorit duhet t’i takojë kujt, atëherë do kemi vetëm luftë. Ky nuk është një opsion,” tha ajo.

Ajo mbrojti sanksionet e vendosura ndaj Rusisë në përgjigje të aneksimit të Krimesë dhe rolin e Gjermanisë në ruajtjen e procesit të paqes të Minskut, që kishte për qëllim t’i jepte fund luftimeve në Ukrainën lindore në vitet 2014-2015.

Procesi i paqes, argumentoi ajo, i dha kohës Ukrainës për t’u zhvilluar si komb dhe për të forcuar ushtrinë e saj.

“Nuk kam pse fajësoj veten që nuk jam përpjekur mjaftueshëm,” tha ajo. “Nuk e kuptoj pse duhet të them se ishte e gabuar dhe prandaj nuk kam asgjë për të kërkuar falje”.

Ajo kishte kundërshtuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO në vitin 2008, ‘sepse donte të parandalonte përshkallëzimin me Rusinë dhe sepse vetë Ukraina nuk ishte gati’. “Nuk ishte Ukraina që njohim sot. Vendi nuk ishte i qëndrueshëm, ishte i mbushur me korrupsion”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, vendi i të cilit mbeti jashtë aleancës së NATO-s, pavarësisht ndihmës së gjerë të mbrojtjes nga Perëndimi që nga pushtimi, e ka përshkruar vendimin e Gjermanisë në vitin 2008 si një ‘përllogaritje e gabuar’.

Të martën, zonja Merkel, e cila u largua nga detyra gjashtë muaj më parë, tha se kishte respektin më të lartë për Zelensky-n dhe ishte e impresionuar nga guximi dhe pasioni me të cilin ukrainasit po luftonin për vendin e tyre.

8 Komente

  1. B
    Bato

    Sa e veshtire paska qene per kancelaren te kuptonte se nje dite vartesia gjermane nga gazi dhe nafta ruse, do shnderrohej lehte ne shantazhi? Tani, qe doni te largoheni, ju shantazhon me arme termoberthamore. Ke faj zonje, ke faj te madh!

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      bato, mos harr një gjë të thjeshtë!! jo të gjithë janë gjeni,si ti!! normalisht budallenjt drejtojnë shtete si gjermania dhe gjenitë si ti bëjnë komente falas!! bato në perëndim truri nuk vlersohet fare! këtu tek ne!? të gjithë i ulen sipër!!

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sod

      LUFTA PER SUPREMACI MES FRANCES E GJERMANISE KA QE E E MBETET SHKAKU I KATASTROFAVE SHEKULLORE QE KANE LENDUAR E VAZHDOJNE TE LENDOJNE TE GJITHE KOMBET E TJERA EUROPIANE

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimond vlonjati

        Kjo ishte nje fytyre e qelbur pro Ruse e pro serbe.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Kjo Merkel eshte nje nga kryesoret per shkaketimin jo vetem te luftes tani ne Ukraine duke perkedhel Rusine e i dhene mundesi financare nepermjet gazit, por edhe Europen nepermjet kufijve te hapur me emigracionin pa kontroll nga vendet e Arabise dhe Afrikes.

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti25642654censurë

            roni ju jeni na ata gjeneralët e pas luftës!! gjatë gjithë luftës ju brohorisni për komandantin,kurse pas saj!? vetëm e shani!! sepse jeni koqeeee!! deri dje çfarë nuk u tha për merkel!! superlativa,sot po na del se gjithçka e ka bërë gabim!! shkoni mor gomerët e mutit!! deri 7 muaj më parë askush nuk kishte menduar se çdo të ndodhte një shkurt!! parashiko një herë ti o koqe se çfarë do të ndodhë javën,muajin,vitin e ardhëshëm me këtë situatë të sotme!! shkoni mor pirdhuni tutje!!

            Përgjigjjuni
          2. T
            Taulant

            Luften nuk e shkaktoi Merkeli por menyra e jeteses e Gjermaneve,Italianeve etj. Keto vende blinin naften,gazin,bakrin,hekurin,grurin,misrin etj me cmime deri 400% me lire. Pa gazin Rus keto vende jane te falimentuara.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vini

              UNIVERSITETI QE KA MBARUAR KJO PLEHRE QEHEJ KARL MARKS.GJERMANET U TREGUAN PO AQ BUDALLEJ SA DHE NE ME ZGJEDHJEN E SALIUT SI DEMOKRAT.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje