Irani dënon me vdekje 4 të akuzuar për bashkëpunim me Izraelin

2 Dhjetor 2022, 21:20Bota TEMA

Irani dënon me vdekje 4 të akuzuar për bashkëpunim me

Irani ka dënuar me vdekje katër persona, të cilët i ka akuzuar për bashkëpunim me Izraelin.

Kështu njoftoi Agjencia e lajmeve Mehr News.

Sipas agjencisë, të katër personat u arrestuan në qershor, dhe më pas u akuzuan se kishin marrë në pyetje njerëz në Iran, në bashkëpunimin me shërbimin e inteligjencës izraelite, Mossad.

Ndërsa tre persona të tjerë u dënuan nga Gjykata e Lartë e Iranit me nga pesë deri në dhjetë vjet burgim, me akuzat për “veprime kundër sigurisë së vendit”, rrëmbim dhe posedim armësh.

Në fund të korrikut, policia iraniane kishte arrestuar një grup tjetër të një rrjeti të dyshuar spiunazhi, që sipas Teheranit kanë lidhje me shërbimet e inteligjencës izraelite.

Irani ka akuzuar në mënyrë të përsëritur armikun e përhershëm, Izraelin, për akte të supozuara sabotimi në objektet e tij kërkimore bërthamore, si dhe sulme kibernetike dhe vrasje të shkencëtarëve bërthamorë.

Lini një Përgjigje