Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, deklaroi të martën se Republika Islamike nuk do të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit, duke refuzuar hapur një kërkesë kyçe të Shteteve të Bashkuara në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen e krizës së gjatë bërthamore.
Në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror, Khamenei tha se ndalimi i pasurimit të uraniumit do të ishte “kundër interesave kombëtare të Iranit” dhe se një veprim i tillë nuk është i pranueshëm për Teheranin.
“Pasurimi i uraniumit është element thelbësor i programit tonë bërthamor. Armiqtë tanë janë të përqendruar pikërisht në këtë pjesë, sepse e dinë rëndësinë e saj strategjike,” u shpreh Khamenei. Ai shtoi se propozimi amerikan “bie ndesh me besimin tonë në vetëmjaftueshmëri dhe në parimin ‘ne mundemi’”.
Deklarata e liderit iranian vjen në një moment kritik, pas dorëzimit të një propozimi të ri amerikan për një marrëveshje bërthamore. Sipas burimeve diplomatike, dokumenti është dorëzuar përmes ndërmjetësimit të Omanit dhe është diskutuar gjatë takimeve mes ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, dhe të dërguarit amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.
Megjithë pesë raunde bisedimesh, disa çështje thelbësore vijojnë të mbeten të pazgjidhura, përfshirë insistimin e Iranit për të ruajtur të drejtën për pasurimin e uraniumit dhe refuzimin për të larguar stoqet ekzistuese të uraniumit të pasuruar në nivele të larta, të cilat mund të përdoren në prodhimin e armëve bërthamore.
“Udhëheqësit arrogantë të Amerikës nuk pushojnë së na treguari se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të kemi. Kush janë ata që të vendosin për të ardhmen tonë bërthamore?” deklaroi Khamenei, duke iu referuar presidentit Trump.
Zyrtarët iranianë këmbëngulin se programi bërthamor ka qëllime thjesht paqësore dhe se Teherani nuk synon ndërtimin e armëve bërthamore, pavarësisht akuzave të përsëritura nga Perëndimi.
Në anën tjetër, presidenti amerikan Donald Trump, që prej rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë në janar, ka rifilluar fushatën e “presionit maksimal” ndaj Iranit. Strategjia përfshin një kombinim të sanksioneve të ashpra dhe kërcënimeve për përdorim të forcës ushtarake në rast se negociatat nuk sjellin rezultat konkret.
Trump, i cili në mandatin e tij të parë në vitin 2018 u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, ka rivendosur sanksione që kanë dëmtuar rëndë ekonominë iraniane. Si kundërpërgjigje, Irani ka intensifikuar pasurimin e uraniumit përtej kufijve të caktuar në marrëveshjen e mëparshme.
Si mund te ndodhe qe Amerika te perfaqesohet nga nje bilioneri i pakualifikuar Witkoff neper negociata kaq te rendesishme, si lufta ne Ukraine, lufta ne Gaza dhe programi berthamor i Iranit? Keto ceshtje nuk duket te jene shit-blerje pronash te paluajtshme per te cilat Witkoff eshte vertet mjesher i kualifikuar.
"Si mund te ndodhe qe Amerika te perfaqesohet nga nje bilioneri i pakualifikuar Witkoff ",kollaj lali!!shiko se sa leje ndërtimi i janë dhënë familjes trap gjat kësaj kohe(përfshi dhe dhuratat në aeroplanë e sende të ndryshme)!!në vjietnam,resort hotele golf,pas ngritjes së tarifave,ulje e menjëherëshme!në shqipëri ju është dhënë para se të fitonte,jo familjes tramp,por asaj kushner!katari i jep 400 mln aeroplan që pas 4 vitesh kalon në pronsi të fondacionit tramp!e kështu me radhë!!witi është një copë mishi me gjys syri,që mund të mashtrohet nga gjithkush,mjafton ti vërë në dorë ndonjë zarf me para!!kjo presidencë po thyen rrekordet e saj të gomarrllëkut!!një korrupsion jo vetëm i jashtëzakonshëm por dhe i hapur!!me një çrregullsi manovrimi që as tek një fëmijë kaotik nuk mund ta shohësh!