Irani ofron marrëveshje të përkohshme për çështjen bërthamore?

25 Prill 2025, 20:40Bota TEMA
Irani ofron marrëveshje të përkohshme për

Irani i ka ofruar një marrëveshje të përkohshme ShBA-ve për çështjen bërthamore. Mediat amerikane njoftojnë se propozimi i është bërë të Dërguarit Special të presidentit të ShBA, Steve Witkoff nga ministri i jashtëm iranian, Abbas Araghchi, sipas të cilit palët mund të mos jenë në gjendje të arrijnë një dakordësi finale.

Diplomati iranian ka theksuar se kompleksiteti teknik e bën të pamundur arritjen e një teksti të përbashkët në dy muaj, çka është pranuar në parim nga Witkoff.

 Deri më tani janë mbajtur dy raunde të ndërmjetësuara nga Irani.

Lini një Përgjigje