Ish komandanti i NATO-s: Për sa kohë të jetë në pushtet Putin nuk do të ketë paqe në Europë

30 Mars 2022, 10:31Bota TEMA

Ish komandanti i NATO-s: Për sa kohë të jetë në pushtet

Ish-zëvendës komandanti suprem i NATO-s në Europë, Richard Shirreff tha se ka dyshime për premtimin e Rusisë për të reduktuar sulmet e saj në Kiev dhe Chernihiv.

“Ne e dimë se përpjekje të tilla kanë dështuar dhe ka shumë të ngjarë që Rusia të përqëndrojë forcat dikut tjetër. Për sa kohë Putin të jetë në pushtet, nuk mund të ketë paqe në Europë,” tha Richard.

Ai tha se NATO duhet të sigurojë që lufta “të mbetet një luftë e ftohtë dhe jo një luftë e nxehtë” me Rusinë dhe kjo do të thotë se NATO të përgatitet për luftë në çdo aspekt.

Lini një Përgjigje