Ish-presidenti rus: I urrej perëndimorët, dua t'i zhduk ata

7 Qershor 2022, 10:58Bota TEMA

Ish-presidenti rus:  I urrej perëndimorët, dua t'i zhduk ata

Dmitri Medvedev, ish-presidenti rus dhe tani nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse  nuk i kurseu fjalët për të shpjeguar qëndrimet e tij të ashpra kundër Perëndimit. 

“Më pyesin shpesh pse postimet e mia në Telegram janë kaq të ashpra: përgjigja është se i urrej. Ata janë bastardë dhe të degjeneruar. Ata duan vdekjen tonë, të Rusisë. Sa të jem gjallë, do të bëj gjithçka që t’i zhduk, “ tha Medvedev.

Kjo nuk është hera e parë që ish presidenti rus flet me tone të ashpra. Rikujojmë se ai ka akuzuar gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë përpjekur të “poshtërojnë, kufizojnë, ndajnë dhe shkatërrojnë Rusinë”.

 

1 Komente

  1. S
    Sqepari

    Primitiv azie, arrogante se keni arme dhe te ndyte se me cdo fqinj keni bere lufte dhe i keni coptuar e aneksuar!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje