“Isha e tmerruar,”Jill Biden: Mendova se Joe po pësonte goditje në tru gjatë debatit me Trumpin

28 Maj 2026, 08:40Bota TEMA
“Isha e tmerruar,”Jill Biden: Mendova se Joe po pësonte goditje

Ish-zonja e parë e SHBA-së, Jill Biden, ka zbuluar se gjatë debatit televiziv të vitit 2024 mes bashkëshortit të saj, Joe Biden, dhe Donald Trump, kishte frikë se presidenti i atëhershëm po pësonte një goditje në tru.

Në një fragment të publikuar nga një intervistë për CBS, e cila pritet të transmetohet e plotë të dielën, Jill Biden përshkroi momentin dramatik kur pa Bidenin të luftonte gjatë debatit 90-minutësh të zhvilluar në Atlanta.

“Isha e tmerruar, sepse nuk e kisha parë kurrë Joe-n kështu më parë apo që atëherë. Kurrë”, tha ajo. “Ndërsa e shikoja, mendova: ‘O Zot, ai po pëson goditje në tru’. Ishte shumë e frikshme”, shtoi ish-zonja e parë.

Debati i qershorit 2024 shkaktoi tronditje në kampin demokrat, pasi Biden, atëherë 81 vjeç, u shfaq i ngjirur, ndalonte shpesh gjatë përgjigjeve, ngatërronte fjalët dhe në disa momente ishte i paqartë.

Një nga momentet më të përfolura të debatit ishte kur Biden, duke tentuar të kritikonte politikat fiskale të Trump, deklaroi gabimisht: “Më në fund e mundëm Medicare-in”. Më vonë, stafi i tij sqaroi se ai kishte dashur të thoshte se administrata kishte “mundur industrinë farmaceutike”, por gafat verbale shtuan dyshimet mbi gjendjen e tij fizike dhe mendore.

Nga ana tjetër, Trump reagoi me ironi gjatë debatit, duke thënë: “Nuk e di vërtet çfarë tha në fund të asaj fjalie. Nuk mendoj se as ai e di.”

Performanca e dobët e Bidenit çoi në rritjen e presionit nga figura të rëndësishme demokrate dhe donatorë që ai të tërhiqej nga gara presidenciale. Pak javë më vonë, Biden njoftoi zyrtarisht tërheqjen nga kandidimi për një mandat të dytë dhe mbështeti kandidaturën e Kamala Harris.

Pavarësisht kritikave të shumta pas debatit, Jill Biden e mbrojti publikisht bashkëshortin e saj. Në një tubim elektoral të zhvilluar pak ditë më vonë, ajo deklaroi: “Joe, bëre një punë të shkëlqyer. U përgjigje çdo pyetjeje. I dije të gjitha faktet.”

3 Komente

  1. T
    Transparent

    Po pse e le te garonte per President, kur e dije qe e kishte trurin cope-cope? Apo duhej shpetuar Hunteri perversi, pa Joe le te ikte ne p.. te s”ëmës

    Përgjigjjuni
    1. J
      Joebidoni

      Nuk ka gje per tu tmeruar , ti nderonit menjehere pampersat dhe ta linit te dhiste rehat …..ishte ne siklet dudumi qe desh te rizgjidhej , jo se ky gerdalla eshte per tu mare shembull , por me Bidonin amerikanet ose demokratet qe te jem me i sakt kaluan cdo cak …..duhet te largohej nga rikantidimi shume shume me heret ….dhe ti linte fushe te lire zv presidentes te dyluftonte ashtu sic duhej ….por jo , demokratet vazhduan me Joe gjytyrymin qe dhe kur flinte pengohej dhe binte ….. dhe perfundimet dihen …..amerikanet zgjodhen nje plere qe po mer ne qaf gjithe Ruzullin me karlliqet e tij dhe me magalomanin e tij prej idjoti , nje njeri qe sillet si perandor me nje fudull femijenor …..te lutemi te kalojne dhe keto dy ose me teper vite dhe te mos ja shikojme suratin ketij pleres …

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fat man

        Jill ish gruaja e shokut te ngushte i Biden Pampersit, ti si te gjithe te tjeret edhe amerikanet e thjeshte e dinen qe Biden ishte i goditur ne tru shume kohe me pare., nuk po na thua ndonje gje te re. Koqja Biden dilte ne konferrenca dhe i jepte doren perdeve, zgjaste doren ne boshllek, rrezohej ne skene e te tjera bema qe e bene Presidentin Amerikan komikun e Botes. Nuk do te harrohet kurre qe ne takimin e G7 ne Itali te gjithe kreret u rrjeshuan per te bere foton ceremoniale te rradhes ai iku dhe shikonte parashuristin qe po zbiste ne toke, u desh nderhyrja e sydacit Meloni te merrte pas vete koqet e tjere te G7 dhe te shkonin, te fusnin ne mes budallen Biden per te realizar kete foto qesharake.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje