“Isha në ferr”, flet e moshuara që u lirua nga Hamasi

24 Tetor 2023, 12:12Bota TEMA

“Isha në ferr”, flet e moshuara që u lirua nga Hamasi

Yocheved Lifshitz, e cila u lirua nga Hamasi ditën e hënë, ka rrëfyer për mediat eksperiencën e hidhur. Në një konferencë për mediat nga Tel Aviv, e moshuara u shpreh se në Gaza ishte sikur të ndodhej në ferr.

“Ishte e vështirë, por do ta kalojmë”, u shpreh ajo. 85-vjeçarja u mbajt peng në Gaza për më shumë se dy javë, bashkë me qindra izraelitë të tjerë që u rrëmbyen natën e sulmit në fillim të tetorit.


Hamasi liroi atë dhe mikun e saj Nurit Cooper, 79 vjeç, të hënën, dhe më vonë ata u ribashkuan me anëtarët e familjes.

E pyetur nëse ishte mbajtur me njerëz të tjerë në Gaza, vajza e Lifschitz u përgjigj: “Po, ishte me njerëz të tjerë. Kishte kujdes mjekësor deri diku.” Ajo shtoi gjithashtu se mes pengjeve ka edhe fëmijë.

Kjo është hera e dytë që grupi militant liron pengje. Gjatë javës së shkuar, ata liruan një grua dhe vajzën e saj. 


Izraeli ka kërkuar nga Hamasi që t’i lirojë pengjet pa kushte. Këta të fundit besohet se mbajnë mbi 200 persona peng dhe një numër të pakonfirmuar të huajsh.

1 Komente

  1. P
    Profeti Moses

    Gaza=Kanibalistan

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje