Ishte zhdukur prej disa ditësh, gjendet i vdekur fotoreporteri ukrainas

2 Prill 2022, 16:04Bota TEMA

Ishte zhdukur prej disa ditësh, gjendet i vdekur fotoreporteri ukrainas

Një fotoreporter është viktima e radhës e sulmeve ruse në Ukrainë. Maks Levin, babai i katër fëmijëve u vra në kryeqytetin ukrainas, Kiev, sipas zyrtarëve vendas.

Levin u zhduk më 13 mars teksa ishte në krye të detyrës, ndërsa trupi i tij u gjet ditën e djeshme në fshatin Huta-Mezhyhirska, raporton Sky News.

Në 23 mars, në Kiev u vra dhe gazetarja Oksana Baulina. Më herët, në 13 mars, ish-gazetari i “New York Times”, Brent Renaud u vra nga rusët në Irpin, ndërsa dy gazetarë të tjerë që ishin me të mbetën të plagosur.

Lini një Përgjigje