Izraeli konfirmon armëpushimin me Iranin: Do t’i përgjigjemi me forcë çdo shkeljeje

24 Qershor 2025, 09:56Bota TEMA
Izraeli konfirmon armëpushimin me Iranin: Do t’i përgjigjemi me

Qeveria e Izraelit thotë se ka rënë dakord me propozimin e armëpushimit të Donald Trump.

Zyra e Benjamin Netanyahut thotë se Izraeli do t’i përgjigjet “me forcë” çdo shkeljeje të armëpushimit me Iranin, shkruan Sky News.

Deklarata shton se Izraeli ka arritur qëllimin e tij për të larguar kërcënimin bërthamor dhe balistik të Iranit dhe falënderon presidentin e SHBA-së, Donald Trump për “mbështetjen e tij në mbrojtje dhe pjesëmarrjen” në këtë drejtim.

Lajmi vjen pasi edhe televizioni shtetëror iranian tha se një armëpushim në luftën e tij me Izraelin ka filluar tani, pas një nate sulmesh me raketa.

Kujtojmë se herët të martën në mëngjes, presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi:
“Armëpushimi tani është në fuqi. Ju lutem mos e shkelni atë!”.

Mesazhi në Truth Social pasoi një seri postimesh të hënën, në të cilat presidenti deklaroi se një “armëpushim i plotë dhe total” ishte rënë dakord midis dy vendeve dhe do të fillonte afërsisht në orën 6 të mëngjesit sipas kohës në Kosovë.

Trump theksoi se mendon që armëpushimi është “i pakufizuar” dhe “do të zgjasë përgjithmonë” – duke shtuar: “Nuk besoj se ata do të qëllojnë përsëri kundër njëri-tjetrit”.

2 Komente

  1. A
    Analosit

    E beri dhe teatrin e rradhes ky kriminel lufte.. e humbe aventuren qe nise per pushtet. Deri dje thoshnit nuk ka paqe me ata qe bertasin vdekje amerikes, nuk ka armpushim pa kapitullim pa kushte te Iranit, do vazhdoj lufta deri ne ndryshim te rregjimit... tani rrini si mut bashk me Trump e i thoni Iranit faleminderit qe na njoftove. Populli amerikan eshte ai qe I dha fund kesaj aventure, lobit izraelit i ka dal maska.. 85 % e popullit amerikan nuk do lufte me Iranin edhe ata qe jane me fanatiket e Trump.

    Përgjigjjuni
    1. g
      ganiu

      "armëpushim i plotë dhe total” ishte rënë dakord midis dy vendeve dhe do të fillonte afërsisht në orën 6 të mëngjesit sipas kohës në Kosovë." Kjo qenka fantastike. Tramp për orën e fillimit të armëpushimit, nuk ka marrë si pikë referimi Grinuiçin, por Kosovën? Arritja më e madhe e qeverisë Kurti.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje