Izraeli sulmon kryeministrin Sanchez: Je një turp për Spanjën

15 Shtator 2025, 10:40Bota TEMA
Izraeli sulmon kryeministrin Sanchez: Je një turp për Spanjën

Tensionet diplomatike mes Izraelit dhe Spanjës janë thelluar pas deklaratave të ashpra të ministrit të Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, i cili e quajti kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez dhe qeverinë e tij “një turp për vendin”.

Reagimi erdhi pas protestave masive pro-palestineze të zhvilluara në Madrid të dielën, të cilat çuan në anulimin e një etape të garës çiklistike Vuelta.

“Disa ditë më parë, kryeministri spanjoll shprehu keqardhje që nuk kishte një bombë atomike për të ndaluar Izraelin. Sot, ai u bëri thirrje protestuesve të dilnin në rrugë. Një turmë pro-palestineze, me slogane nxitëse, ndërpreu garën çikliste Vuelta.

Si rezultat, një ngjarje sportive që ka qenë gjithmonë një burim krenarie për Spanjën është anuluar. Pedro Sanchez dhe qeveria e tij janë një turp për Spanjën,” shkroi Sa’ar në platformën X.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar ndjeshëm që nga viti 2023, kur Madridi u rreshtua mes kritikëve më të fortë të operacioneve ushtarake izraelite në Gaza pas sulmit të Hamasit më 7 tetor. Spanja njohu zyrtarisht shtetin palestinez vitin e kaluar dhe këtë javë vendosi masa të reja ndëshkuese ndaj Izraelit, përfshirë një embargo të përhershme armësh.

Si kundërpërgjigje, Sa’ar akuzoi qeverinë spanjolle për “vijë armiqësore anti-izraelite” dhe e cilësoi atë si “kundër hebrenjve”, duke pretenduar se përdor çështjen e konfliktit për të shpërqendruar opinionin publik nga “skandalet e korrupsionit”. Ai njoftoi gjithashtu se dy anëtarë të kabinetit të Sanchez nuk do të lejohen të hyjnë në Izrael, duke i akuzuar për “mbështetje të dyshuar për terrorizëm dhe dhunë kundër izraelitëve”.

6 Komente

  1. K
    Kombi mbi te gjitha!!

    EDhe Shqiperia duhet te beje te njejetn gje me Spanjen , vend racist dhe antishqiptar!!!

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Z

      Se kush vend eshte turpi dhe kriminel kete e di e gjithe Bota, boll i kane krehur zionistet Izraelite eshte koha t'u tregohet vendi.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Free Katalunia

        Pavaresi per Katalonen

        Përgjigjjuni
      2. n
        nope

        kjo perralla antihebre ...nuk e di dmth .....karepsje totale....

        Përgjigjjuni
        1. q
          qe te kuptosh o kokbosh

          Per BUDALLENJ si puna jote, natyrisht! Ju jeni TE TRASHE nga trute...

          Përgjigjjuni
          1. n
            nope

            ik o kar mos u merr me komentet e te tjereve po shkruaj mendimin tend......

            Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje