Takimi mes presidentit amerikan Donald Trump dhe Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, javën e kaluar u karakterizua nga një tension i dukshëm, pasi Trump ushtroi presion mbi Riadin për t’u bashkuar me Marrëveshjet e Abrahamit.
Arabia Saudite vazhdon të lidhë çdo hap formal drejt marrëdhënieve me Izraelin me një proces politik të besueshëm dhe me afat kohor, që duhet të çojë drejt krijimit të një shteti palestinez. Ndërkohë, presidenti amerikan po kërkon marrëveshje rajonale që përfshijnë Riadin dhe Tel Avivin.
Sipas kanalit izraelit Channel 12, dy zyrtarë amerikanë e përshkruan takimin si “të vështirë”, duke shtuar se Trump “ishte i zhgënjyer dhe i irrituar” nga refuzimi i princit të Kurorës për të bërë hapa drejt normalizimit në këtë moment.
Raporti thekson se Shtëpia e Bardhë kishte njoftuar më parë princin se Trump priste “progres” mbi këtë çështje. Megjithatë, gjatë takimit të së martës, tensionet u rritën kur Trump e ngriti çështjen dhe ushtroi presion të drejtpërdrejtë mbi Riadin për t’u bashkuar me marrëveshjet.
Princi i Kurorës Saudite u shpreh se Arabia Saudite “nuk mund të marrë një hap të tillë tani”, duke theksuar armiqësinë publike ndaj Izraelit pas luftës në Gaza dhe se shoqëria saudite “nuk është e gatshme” për një marrëveshje normalizimi në këtë fazë.
Princi i kurores Saudite fshehtas kan lidhje te ngushta me Izraelin pse eshte me Origjine Hebraike ,megjithse jeton atje duhet te ndegjoj popullin por kontaktet me Izraelin nuk publikohen po u zbulua duhet te mbyllet meka pse eshte fantazme per kapitalin e Sauditeve dhe ska lidhje me fetaret eshte ndertuar vetem per biznis dhe asgje tjeter per ate mbahet sekret.
Shteti "plasteline" eshte krijuar ne 1946 dhe quhet Jordani. Ky shtet fallco, me emertim te cuditshem, emrin e nje lumi (mendoni sikur te kishte nje shtet qe te quhej Drinia, apo Shkumbinia, apo Vjosia), ky shtet pra perfshin 78% te ish "Mandatit Britanik per Palestinen toka e Izraelit" dhe ju fal kolonizatoreve arabe Hashemite, qe vinin nga Arabia saudite! Arabet kane vjedhur keshtu me ndihmen e britanikeve, 78% te territorit qe i ishte premtuar popullit autokton hebre, nga Marreveshja Nderkombetare e 1917-s (Marreveshja e Balfour-it). Mire kaq, gjithe kjo vjedhje e poshter, por kolonizatoret arabe duan te vjedhin edhe copa te tjera nga pjesa e mbetur e Mandatit Britanik (pjesa perendimore qe perben vetem 22% te gjithe territorit te plote) qe quhet Izrael!!! Arabet do marrin ate "te madhin" dhe te behen gati te dorezojne edhe ate qe kane vjedhur ...