Izraeli synon "Kupolën e Artë" amerikane, raketat Arrow drejt hapësirës

30 Tetor 2025, 11:24Bota TEMA
Izraeli synon "Kupolën e Artë" amerikane, raketat Arrow

Kompania Israel Aerospace Industries (IAI) shpreson që SHBA-të të përfshijnë teknologjinë izraelite në projektin gjigant të mbrojtjes raketore të Trump, me plane që shtrihen nga toka deri në orbitë.

Ekzekutivët e IAI-së po presin me interes vendimin e Washington-it për arkitekturën e mburojës raketore “Golden Dome”, projekt që synon të mbrojë të gjithë territorin amerikan nga raketat ndërkontinentale.

Shefi ekzekutiv i kompanisë izraelite, Boaz Levy, deklaroi se po ofron sistemin Arrow-3, tashmë në përdorim në Izrael, si një komponent të mundshëm të projektit.

Ky sistem, i zhvilluar bashkërisht nga Izraeli dhe SHBA-të, ka provuar efektivitetin e tij duke neutralizuar raketa balistike të lëshuara nga Houthi-t dhe Irani.

Por vizioni i administratës Trump për “Kupolën e Artë” është shumë më ambicioz: një rrjet prej 175 miliardë dollarësh, që do të përfundonte brenda tre vjetësh, me qëllim mbrojtjen totale të SHBA-ve nga çdo kërcënim, përfshirë edhe fuqitë bërthamore si Rusia dhe Kina.

Levy tha se teknologjia e Arrow mund të përshtatet edhe për një variant hapësinor – satelitë të armatosur që do të interceptonin raketat gjatë fazës së ngritjes.

“Teknikisht është e realizueshme, por do të kërkojë më shumë kohë”, theksoi ai.

Ndërkohë, IAI-ja po përgatit versionet Arrow-4 dhe Arrow-5, të cilat do të përdorin inteligjencë artificiale për të dalluar në kohë reale midis objekteve të rrezikshme dhe mbeturinave të padëmshme gjatë fluturimit të raketave.

1 Komente

  1. F
    Fantomasi

    Na can bythen kta plera. Kudo duan te jene.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje