“Jemi në fazën e parë të një tjetër lufte botërore”

19 Tetor 2024, 21:10Bota TEMA
“Jemi në fazën e parë të një tjetër lufte

Filozofi francez, Bernard-Henri Lévy, thotë se “perandoria e supozuar” e Amerikës dhe aleatët e saj gjenden përballë një  “sulmi të madh të një fronti gjithnjë e më të gjerë e  më solid”, i përbërë nga Kina, Rusia, Turqia, Irani, dhe radikalizmi islamik.

Njerëzimi sipas tij ka hyrë në fazën e hershme të një lufte botërore dhe dy vijat kryesore të frontit janë Ukraina dhe Izraeli. Fronti i tretë, sipas tij, do të bëhet shumë shpejt Tajvani.

Në një intervistë për Politico, BHL komenton edhe politikën franceze. Liderin e së majtës, Jean Luc Melenchon, e akuzon për provokim të vazhdueshëm të antisemitizmit. Themeluesin e Franca e Papërkulur e quan nje ish-kurtizane të François Miterrand, presidenti francez më jetëgjatë në detyrë, për të cilin ka punuar edhe vetë BHL.

Melenchon, thotë ai, është simptomë e krizës botërore të lidershipit, e cila në rastin e SHBA përfshin edhe woke-izmin.

Bernard Henri Levy ka botuar së fundmi në anglisht librin e tij “Izraeli vetëm”. Për shkak të kërcënimeve të shumta, përfshirë edhe të tilla nga Republika Islamike e Iranit, ai ruhet nga policia franceze.

2 Komente

  1. .
    .

    dhe ku ishte lufta e trete boterore tek kjo analize o bole,

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nji menje e njo koment

      Ky filozofi vetequhet i tille, sepse duke qene komplet i njeanshem dhe ekstremist i djathte, nuk mund te besh konstatime apo analiza e filozofime objektive. Filozofi shkruan se Izraeli eshte vetem, nderkohe qe nese do ishte keshtu punet do ishin ndryshe, por nejse bota e di qe pa Usa 100% pas Izraelit Lindja e Mesme do dukej ndryshe.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje