Kthimi në Itali i emigrantëve që qëndruan 3 ditë në kampin e Gjadrit, mediat italiane: Janë të frikësuar dhe të tronditur

19 Tetor 2024, 19:10Bota TEMA
Kthimi në Itali i emigrantëve që qëndruan 3 ditë

Anija patrulluese e Rojes Bregdetare “Visalli” e nisur nga Shqipëri, mbërriti pasditen e sotme në Bari, ku ktheu 12 emigrantët që qëndruan 3 ditë në qendrën e pritjes në Gjadër.

Emigrantët, të cilët ishin pjesë e një grupi fillimisht prej 16 personash, u transferuan përsëri në Itali pas vendimit të gjykatës së Romës, e cila nuk vuri në dukje paligjshmërinë e qëndrimit të tyre në strukturën krejt të re të krijuar në bazë të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve, Ansa, emigrantët të cilët u vendosën në qendrën e azilkërkuesve në Bari, ishin të frikësuar dhe të tronditur.

“Ata kanë frikë të flasin me njëri-tjetrin sepse kanë frikë se çdo gjë që thonë mund të rrezikojë rrugën e tyre ligjore dhe qëndrimin e tyre në Itali”, shkruan Ansa.

2 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    Afgoni refugee: m'Albanistan mos shkofsha kurre ati pash si shqiente verren buri me burr.... hahahaha!

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nard Noka i zemruar

      Kur s'di tè flasèsh e shkruash shqip mè mirè mos...shkruaj pèr Shqipèrinè ...

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje