VIDEO/ I dështoi sistemi audio gjatë takimit elektoral, ja reagimi "epik" i Donald Trump

19 Tetor 2024, 15:11Bota TEMA
VIDEO/ I dështoi sistemi audio gjatë takimit elektoral, ja reagimi

Ish-presidenti amerikan dhe kandidati aktual presidencial i Partisë Repubilkane, Donald Trump u shfaq tejet i zemëruar gjatë një takimi elektoral në Detroit, pas një dështimi teknik gjatë eventit mbrëmjen e të premtes.

Kandidati presidencial 78-vjeçar e humbi durimin kur kuptoi se sistemi audio nuk po funksiononte, ndërsa u pa të shëtiste në podium pa folur për mbi 16 minuta. Pasi defekti u rregullua, Trump tha i acaruar se nuk kishte ndërmend t’ia paguante faturën kompanisë.

“Nëse ndodh sërish, do t’i padis,” tha ish-presidenti, ndërsa mori duartrokitjet e turmës.

Momenti i sikletshëm ndodhi mbrëmjen e të premtes gjatë një takimi të Donald Trump me mbështetësit në qytetin e Detroitit, në shtetin e Miçiganit. Ky shtet konsiderohet si një nga të pakëtit ende të lëkundur mes demokratëve dhe republikanëve.

Por, ky nështë rasti i parë që Trump habit me sjelljen e tij të pazakontë në podium. Javën e fundit, disa emergjenca mjekësore nga publiku, gjatë takimit të tij elektoral në Pensilvani, e detyruan ish-presidentin të ndërpriste fjalimin, duke i lënë ndjekësit në shoqërinë e muzikës.

Lini një Përgjigje