Pas vendimit të gjykatës së Romës për kthimin e 12 emigrantëve të vendosur në Gjadër, ka reaguar politika italiane. Pas kryeministres Giorgia Meloni dhe ministrit të Jashtëm italian, Antonio Tajani, sot ka reaguar ministri i Drejtësisë Carlo Nordio. Sipas tij ky është një vendim jo normal, që mund të shkaktojë incidente diplomatike.
"Reagimi i politikanëve nuk ishte kundër drejtësisë, por kundër meritës së këtij dënimi me të cilin ne nuk jemi dakord dhe madje e konsiderojmë jonormal. Këto vendime rrezikojnë gjithashtu të krijojnë incidente diplomatike, sepse përcaktimi i një vendi mik si Maroku si i pasigurt mund të krijojë gjithashtu probleme. Nëse konsideronim se vendet ku rregullat që ne i kemi hedhur poshtë si dënim me vdekje, atëherë edhe Shtetet e Bashkuara nuk do të ishin të sigurta”, tha ministri i Drejtësisë, Carlo Nordio.
Duke folur para gazetarëve në një konference në Palermo, Nordio theksoi se kjo është një çështje e politikës së lartë dhe jo kompetencë e magjistratëve. Sipas tij do të merren masa legjislative për këtë vendim.
“Nuk mund të jetë drejtësia që e përkufizon një shtet pak a shumë të sigurt, është një vendim shumë i lartë politik. Do të marrim masa legjislative”.
Më herët këtë mëngjes Matteo Salvini mblodhi me urgjencë Këshillin federal të lega-s për çështjen e Shqipërisë dhe procesin e Open Arms.
Pas situatave te tilla, te krijohet pershtypja se po rreshkasim gradualisht nga "Demokracite nuk jane te persosura por nuk kemi asgje tjeter me te mire!" ne "Demokracite jane nje mekanizem veteshkaterrues!"
Ja pra shoke te "njesit Guierril" edhe ne vende te BE me paturpesi kritikohen dhe shahen nga qeveria vendimet e gjyqesorit pushtet i pavarur.