New York Times: Ja si u vra lideri i Hamas nga IDF

19 Tetor 2024, 12:49Bota TEMA

New York Times: Ja si u vra lideri i Hamas nga IDF

Një autopsi e kryer nga autoritetet izraelite zbuloi se lideri i lëvizjes islamike palestineze Hamas, Yahya Sinwar, vdiq nga një goditje me armë në kokë. Kështu shkruan New York Times.

Dr. Chen Kugel, drejtor i Institutit Kombëtar të Mjekësisë Ligjore të Izraelit, i cili mbikëqyri procedurën, i tha gazetës se Sinwar fillimisht u plagos në krah nga predha, ndoshta nga një raketë ose tank. Më pas terroristi lidhi një kabllo elektrike rreth krahut të tij në dukje të improvizuar, por sipas Kugel "nuk ishte mjaft i fortë dhe parakrahu i tij u thye". Megjithatë, ishte një e shtënë me pistoletë në kokë që e vrau atë, por sipas New York Times ende nuk është e qartë se kush e ka qëlluar, kur është shkrepur dhe çfarë arme është përdorur.

Sipas ushtrisë izraelite, vdekja e Sinwar ndodhi të mërkurën gjatë një patrulle rutinë vëzhgimi. Një grup ushtarësh po lëviznin nëpër qytetin e Rafahut kur u ndeshën me tre milici palestinezë. Trupat qëlluan me një tank në ndërtesën ku fshiheshin dy militantët dhe në një tjetër ku po strehohej Sinwar. Shtypi izraelit dhe zyrtarët ushtarakë thanë se nuk kishte asnjë informacion paraprak që tregonte praninë e liderit të Hamasit në zonë. Imazhet e lëshuara nga ushtria izraelite tregojnë Sinwar të mbuluar nga pluhuri i ulur në një kolltuk duke parë një dron ndërsa pajisja hyn në një shtëpi të shkatërruar nga sulmet. Në video, Sinëar është i vetëm, me dorën e lënduar rëndë dhe kokën e mbuluar me një shall tradicional, teksa hedh një shkop drejt dronit.

1 Komente

  1. e
    edmond( koder rreshen)

    Ne nuk presim te na thon te verteten,sepse Izraelit ne ket moment me shum i intereson mesazhi qe don te percjell,sesa vrasja e komandanti te nje ushtrie,duke e ditur se ka nje list me pasardhes per ta zevendesuar dhe per te vathduar luften . Perse jam skeptik per vrasjen ?! Te godasesh me nje predh Tanku ne nje distan te afert ,ku edhe Kollona e betonit ishte zhdukur,dhe mbahej ne ajer nga hekurat dhe te shikosh trupin e Sinvar te pa prishur me duket absurde ! Me ironi do te shtoja se po te goditesh nga nje predh tanku ,copat e trupit ose do kishin perfunduar ne cepin tjeter te Rripit te Gazes, "ose do ishin ne ajer e do te binin vitin tjeter ne Tok " ! Un e shikoj videon e Sinvar i cili esht i pafuqishem i ulur ne Kolltuk, duke gjuajtur Droni me mjete rrethanore ( me Shkop) si nje Mesazh per Ajatollahun : Droni esht Izraeli ,Syri qe e sheh kudo ne cdo cep te shtepis Ajatollahun ,dhe Shkopi simbolizon zhdukjen dhe rifillimin e Jetes nga e para per Iranianet, po reaguan pas sulmit qe do te nderrmarrin Izraelitet karshi Iranit .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje