"Ka shpresë për Ukrainën", Papa Leoni bën thirrje: Palët të punojnë për të arritur PAQEN!

20 Gusht 2025, 09:36Bota TEMA
"Ka shpresë për Ukrainën", Papa Leoni bën thirrje:

Papa Leoni XIV ka reaguar sërish për zhvillimet e fundit që lidhen me Ukrainën. Ai është shprehur besimplotë për një zgjidhje ndërsa bën thirrje që palët të punojnë për të ecur përpara dhe për të gjetur paqe.

“Ka shpresë, por ne ende duhet të punojmë shumë, të lutemi shumë dhe të kërkojmë vërtet rrugën për të ecur përpara dhe për të gjetur paqen.”

Takimet e një dite më parë shihen si hap vendimtar drejt sigurimit të një paqeje të mundshme mes Rusisë dhe Ukrainës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi se pret finalizimin e garancive brenda 10 ditësh.

Ndërkaq ekspertë evropianë paralajmërojnë se presidenti rus Vladimir Putin mund të mos pranojë praninë e trupave të NATO-s në Ukrainë, megjithatë Londra dhe aleatët e saj këmbëngulin se përgatitjet për mbështetje janë serioze.

Lini një Përgjigje