Kryediplomatja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka folur në Bruksel pas takimit të sotëm të ministrave të mbrojtjes dhe të jashtëm të bllokut.
Ajo tha se detyra e saj dhe e diplomatëve të tjerë që kërkojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë është të bëjnë ‘gjithçka që mundemi për të mbështetur viktimën dhe jo për të shpërblyer agresionin’.
"Qëllimi është të kemi një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, jo një marrëveshje që hedh themelet për luftën e ardhshme", shton ajo.
Kallas foli gjithashtu për dorëheqjen e ndihmësit të ngushtë të Zelenskyt, Andriy Yermak, pasi shtëpia e tij u bastis nga policia kundër korrupsionit javën e kaluar.
Ajo tha se “veçanërisht gjatë kohës së luftës, besimi ka rëndësi” dhe se “lufta e Ukrainës për liri dhe rruga e saj drejt Evropës nuk duhet të njollosen”.
Por Kallas shtoi se “fakti që po zhvillohen hetime tregon se organet kundër korrupsionit në Ukrainë funksionojnë”.
Ora e informacionit politik!
gopi sateme o fare gamisur
- Thuama sa s'ta kam thene, moj dobiçmadhe - i thone ksaj