Rubio pas përfundimit të takimeve SHBA-Ukrainë: Duhet më shumë punë

1 Dhjetor 2025, 10:46Bota TEMA
Rubio pas përfundimit të takimeve SHBA-Ukrainë: Duhet më

Zyrtarë të lartë amerikanë dhe ukrainas i kanë përfunduar takimet e tyre në Florida, të cilat Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio i ka përshkruar si “shumë produktive”, ndonëse nevojitet punë shtesë për të finalizuar një plan për përfundim të luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Kemi pasur një tjetër takim shumë produktiv, nisur nga bisedimet në Gjenevë, më pas takime tjera të javës, por duhet bërë më shumë punë”, u ka thënë Rubio gazetarëve më 30 nëntor, pas takimit, por pa ofruar më shumë hollësi.

“Ka shumë gjëra që po ndryshojnë, dhe natyrisht që është edhe një palë tjetër (Rusia) e përfshirë këtu që duhet të jetë pjesë e ekuacionit. Do të vazhdojmë edhe këtë javë, kur [i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Steve] Witkoff udhëton në Moskë… ne kemi qenë në kontakt me nivele të ndryshme brenda anës ruse, por duket se i kuptojmë mirë edhe qëndrimet e tyre”, ka thënë Rubio.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë të Ukrainës, njëherësh lideri i delegacionit të Kievit, Rustem Umerov, i ka përshkruar negociatat si “të suksesshme” por as ai nuk ka dhënë më shumë detaje. 

“E përfunduam një takim të vështirë por produktiv të negociatave në Floridë. Kemi shënuar përparim të prekshëm drejt arritjes së paqes”, ka shkruar ai në Telegram.

Agjencia e lajmeve AFP i ka cituar disa burime të pakonfirmuara brenda ekipit ukrainas të kenë thënë se bisedimet “nuk kanë qenë të lehta” dhe që “kërkimi për formulime dhe zgjidhje vazhdon”.

Ekipi negociator është takuar në Florida, në veri të Majamit, në mesin e përpjekjeve për të arritur deri te një plan që do të ishte i pranueshëm si për Kievin, ashtu edhe për Moskën.

4 Komente

  1. M
    Muc Xhepa diplomat kariere, prozator

    O zoti Rubio, me duket se, sipas fotos, ti paska fut i derguari i allahut, Trampi, koqet ne bige. "O fol dhe mbro Putinin o te bera synet"

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      mut në çepa,më duket se ja ka futur koqet në bigë umerovi e jo trapi!!ti si dipthomat që je po të kishe parë takimin e rubios,vitkit dhe kushit,do ta kupuptoje se kishte dy palë!njëra të shihte në sy,tjetra fliste me kokën në krahun tjetër!e para ishte pala ukrainase,tjetra e trapit!

      Përgjigjjuni
    2. Z
      Z

      Z. Rubio si ja lejon vetes te besh takim me nje Gorille dhe pastaj Perendimoret ankohen pse u vodhen miliardat e ndihmave qe i japin Zheles dhe ekipit te gorillave.

      Përgjigjjuni
      1. t
        tarasi

        morta jote po ngopet me rrocke gorillash o fisqir i grekut

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje