Ukraina ka zhvilluar robotin tokësor Contra-drone NEO, një mjet me rrota i pajisur me sistem të zgjeruar të luftës elektronike, për të mbrojtur pozicionet dhe njësitë ushtarake nga dronët.
Sipas projektit të mbrojtjes Oboronka, roboti përmban një modul 10-kanalësh EW që neutralizon dronët FPV dhe Mavic.
Ai ka dy antena: një në formë kupole që funksionon në të gjitha drejtimet dhe një antenë drejtuese më të fuqishme, për objektiva specifikë.
Contra-drone NEO mbart deri në 300 kg, lëviz deri në 30 km dhe arrin shpejtësi 15 km/h.
Ai është i pajisur me goma të pathyeshme që përballojnë shpërthimin e minave kundër personelit dhe rrotullohet 360 gradë në vend. Komandohet kryesisht përmes Starlink, ndërsa sinjali rezervë është radio me rreze 5 km, raporton “Yahho News”.
Ka kamera ditore dhe termike, ndërsa një dron zbulues ndihmon në orientimin gjatë misioneve. Platforma e robotit mund të përdoret për furnizime ose evakuim të të plagosurve, pasi pajisjet EW hiqen sipas nevojës.
Disa njësi të ushtrisë ukrainase e kanë blerë tashmë robotin, me çmim fillestar rreth 28,400 dollarë.
Karro me kushineta! I benim edhe ne kur ishim te vegjel!
hajde hip mbi kete timin qe te shikosh gopin e sateme ne Stamboll
Si lodrat e Vitit te Ri duket
Qe nga cmimi duket, mjer Ruset tani.
ata dronët e vegjël,janë shumë shumë më të lirë se kjo,por ta djegin sumën!!megjithëse kjo që shkruan ti,duhet marrë me dorashka!!një gjirokastrit të thotë se është e lirë një gjë e tillë!?atëherë nuk ja vleka fare!!ti je gjirokastrit pe vërteti apo i rënë nga zagoria??
Qfar komente femijesh ... tmerr sa te prapambetur ?!? ????