Strategjia ushtarake e Venezuelës është e bazuar mbi luftën asimetrike dhe jo përballjen e drejtpërdrejtë me një forcë të huaj.
Ky është plai i Nicolas Maduros, në bazë të një raportimi të agjencisë së lajmeve Reuters.
Sipas planeve të brendshme të Ushtrisë, në rast se Shtetet e Bashkuara ndërmarrin një sulm, forcat e armatosura do të shpërndahen në të gjithë vendin, duke përdorur sabotazhe, sulme të papritura dhe taktika guerile nga më shumë se 280 pozicione të fshehura.
Një plan i dytë, i njohur brenda si “anarkizim”, parashikon aktivizimin e njësive të inteligjencës dhe grupeve të armatosura pro-qeveritare për të krijuar kaos në Caracas dhe për ta bërë vendin të vështirë për t’u kontrolluar.
Analistët paralajmërojnë se kjo strategji tregon se Qeveria e presidentit Nicolás Maduro po përgatitet për çdo skenar, duke përfshirë destabilizimin e kryeqytetit dhe përdorimin e metodave jo konvencionale për të mbrojtur regjimin.
Por, në asnjë prej tyre nuk përmendet arratisja e vetë Maduros nga Venezuela.
Teksa, Donald Trump e ka bërë të qartë paralajmërimin e tij, pasi lajmëroi botën për një “mbyllje të hapësirës ajrore venezuelase”, e cila e boshatisi qiellin mbi kokën e Maduros dhe aleatëve të tij dhe lë plotësisht të hapur mundësinë e një sulmi ajror mbi diktatorin venezuelas.
Nuk eshte detyra e Trumpit te zavendesoj presidentin e nji vendi tjeter kete e ben zeri i popullit,por tani flitet per Maduron por per naften gje absurde por Okb nuk e ka fuqin qe ta ndalon ,sot Venecuella neser Irani dhe keshtu me radhe Idiotizem.
EKZAKT !
Te drejte ke Igor, ky idiot po i ngjan cdo dite e me shume fashistit Putin !
Amerika gjithmon ka fut hundët në punët e të tjerëve, duke hequr ata presidentë a kryeministra të shteteve tjera që i kan dal kundra dhe duke vendos ata që don ajo dhe që u shkojnë mbas avazit. Këtë e bën me revolucjone me dollar duke ngritë opozitat kundra qeverive. Por tashti i kan rënë puplat se popujt janë zgjuar dhe e kan kuptu kush është amerika. E dyta, Trampi është pak më ndryshe ai të ban presion me luftë por pas pak kohe të afron të zen edhe shok sepse ai ka ardhë në shtëpinë e bardhë me objektiv me mbyll luftrat dhe me forcu ekonominë.
SHBA nuk duhet te perfshihet ne Venezuele