"Rruga e Vdekjes"

1 Dhjetor 2025, 11:38Bota TEMA
"Rruga e Vdekjes"

Në shkretëtirën e al-Dabbahut, 770 kilometra larg nga el-Fasheri, kampi i përkohshëm për të arratisurit duket si një qytet i ngritur mbi plagët e luftës. Era përplas rërë mbi tendat e bardha dhe çdo fytyrë mban shenjat e frikës, lodhjes dhe humbjes së njerëzve të dashur.

Në mesin e tyre është Abdulqadir Abdullah Ali, 62 vjeç. Ai ecën me një çalim të rëndë, i cili prej muajsh vuante nga dëmtime nervore për shkak të mungesës së ilaçeve gjatë rrethimit të qytetit. Por kur paramilitarët e Rapid Support Forces (RSF) hynë në el-Fasher, dhimbja e trupit u zbeh përballë tmerrit.

“Kur erdhën, kishte plumba kudo dhe shpërthime. Njerëzit vraponin në panik baballarë, djem, vajza, të gjithë largoheshin pa menduar”, tregon Abdulqadiri. Ai kujton se disa ushtarë qëllonin mbi civilët dhe madje shtypnin me makinat e tyre ata që ishin ende gjallë.

Rënia e el-Fasherit pas 18 muajsh rrethimi shënoi një nga kapitujt më të errët të luftës civile në Darfur. Në kampin e al-Dabbahut, dëshmitë e të mbijetuarve tregojnë dhunë të përhapur, vrasje, përdhunime dhe zhdukje. Më shumë se gjysma e qytetarëve, nga 260 mijë sa ishin, nuk janë llogaritur ende.

Mohamed Abbaker Adam, punonjës në kampin Zamzam, përshkruan rrugën e arratisjes si “plot vdekje, trupa të pavarrosur në rrugë, civilë të vrarë para syve të të arratisurve dhe frikë e vazhdueshme. Ai shton se shumë gra u përdhunuan ose u ndanë nga familjet e tyre”.

Një 19-vjeçare tregon se në një postbllok, RSF-ja mori një vajzë nga grupi i saj. Ajo e kaloi rrugën me motrën dhe vëllain e saj, ndërsa gjyshja vdiq rrugës nga lodhja dhe mungesa e ujit.

“Doktori më tha: ‘Gjyshja ju ka dhënë shpirtin’,” thotë vajza, duke e mbajtur veten me vështirësi.

Edhe fëmijët e tjerë u detyruan të përballeshin me rrezikun. Vëllai i saj 15-vjeçar u mor nga postblloku, u kërcënua dhe rrah nga ushtarët për disa orë. Ai u lirua vetëm pas ndërhyrjes së motrës së tij të vogël, e cila u tha se babai i tyre kishte vdekur.

Abdullah Adam Mohamed, një shitës parfumerish, përjetoi ndarjen e dhunshme nga tri vajzat e tij të vogla, të cilat u la në kujdesin e grave të grupit të arratisurve.

“Gjithë natën mendoja: I humba edhe këto,” thotë ai.

Ai u arratis nëpër rrugica dhe më vonë u ribashkua me vajzat në fshatin Tur’rah.

Të gjithë të mbijetuarit tregojnë se udhëtimi ishte i shtrenjtë dhe i rrezikshëm. Në çdo postbllok, RSF-ja i detyronte të telefononin të afërmit për të dërguar para në llogari celulare, për të kaluar. Para, telefona dhe rroba të mira u morën nga ushtarët gjatë rrugës.

RSF-ja ka mohuar akuzat për masakra dhe abuzime, duke i quajtur shpifje politike. Megjithatë, dëshmitë e grupeve humanitare dhe organizatave ndërkombëtare flasin për një situatë dramatike humanitare, që përfshin dhjetëra mijëra njerëz të zhvendosur.

Shumë nga të larguarit kanë mbërritur në kamp pa asgjë me vete. Ata shpresojnë për stabilitet, ndihmë dhe mbrojtje, por nuk dinë çfarë do të sjellë e nesërmja. Abdulqadiri thotë se nuk kërkon më shumë se një tendë ku “të jetojë dhe të pushojë”, një dëshirë e thjeshtë që pasqyron humbjet e mëdha dhe shpresën e vogël që ka mbetur.

5 Komente

  1. K
    Kutuzovi

    Kjo eshte nje gje shume e rende. Cfare bejne fuqit e medha me ne krye SHBA,pse bejne sehir? Pse nuk u ven per ndihm ketyre fatkeqeve ketye njerzeve ta pambrojtur e te pafuqishem. SHBA,po i shpall lufte Venezueles per problemet e droges qe nuk eshte aq e rende sa keta fatkeq qe po torturohen e po shtypen me makina njerez te pafajshem. Ky eshte nje turp i madh dhe nje keqardhje e madhe per fuqit e medha qe nuk u shkojne ne mbrojtje.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muc Xhepa diplomat kariere, prozator

      I dashur "Kutuzovi"! Akoma se ke kuptuar se ne USA tani mendohet per rend te ri boteror qe thote: "Mos beje lufte, bej para". Ky rend keshillon qe te vegjlit, te dobetit te mos mbeshteten ne luften e tyre kunder qikllopeve qe u zaptojne shtepite, por i derguari i Allahut, sh.t z Donald Trampi i keshillon qe te mos luftojne per te mbrojtur shtepite e tyre, ne vend te luftes ata tu a shesin shtepite qikllopeve sa te duan ata, keshtu qe, ata bejne para, kurse Trampi mer çmimin "Nobel" per paqe.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Artan

        Pse nuk i thua Putanës tënde, se mos ndihmon ai? Apo është i zënë duke vrarë fëmijë në Ukrainë?

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

        Kush është ky idiot qe ka perkthyer kete artikull!!! "Ne lagjen time, nje burrë vrau nje grua, pastaj kete burrin e cmvrane njerezit e gruas, dhe më vonë erdhi policia dhe arrestoi shitesin e akulloreve, kot fare." E gjen dot njeri se ku ka ndodhur kjo? Jo? As unë.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mero kokebytha

          eeee o sa rendesi qe ju jep detajeve edhe ti. Jemi ke Tema, mjafton te mbushet faqja me reklama e shkrime pa permbajtja ska rendesi

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje