"Kam vrarë një njeri", 17-vjeçari shqiptar dorëzohet në policinë gjermane

28 Nëntor 2023, 10:06Bota TEMA
"Kam vrarë një njeri", 17-vjeçari shqiptar

Një 17-vjeçar shqiptar është vetëdorëzuar në policinë gjermane duke pranuar se kishte vrarë më plumb në kokë një person në Kaltenkirchen në Gjermani.

Mediat gjermane raportojnë se i mituri, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur është dorëzuar në stacionin e policisë bashkë më avokatin e tij, për të rrëfyer krimin.


17-vjeçari shqiptar i çoi oficerët e policisë në orën 2:41 të mëngjesit të së shtunës së 25 nëntorit, pranë zonës ku kishte kryer krimin. Aty u gjet trupi i viktimës, i ekzekutuar me një plumb në kokë, në një zonë të vogël pyjore pranë një banje termale.

Një gjyqtar lëshoi një urdhër arresti për vrasje nga pakujdesia.

Viktima dhe 17-vjeçari shqiptar, sipas Bild, ndoshta kanë pasur një mosmarrëveshje për pazaret e drogës. Deri më tani, shqiptari, i cili nuk ka vendbanim të përhershëm në Gjermani, mësohet se nuk ka pasur precedentë të mëparshëm penal.


Hetuesit flasin për "indikacione të një krimi në zonën e Uetersen" dhe janë në kërkim të dëshmitarëve që kanë bërë "vëzhgime të dyshimta" midis të martës dhe të shtunës.

Lini një Përgjigje