Netanjahu i tregon njeriut më të pasur në botë tmerret e masakrës së 7 tetorit nga Hamasi

27 Nëntor 2023, 22:40Bota TEMA
Netanjahu i tregon njeriut më të pasur në botë tmerret e

Themeluesi i Teslas dhe pronar i platformës X, Elon Musk zbarkoi këtë të hënë në Izrael, në një kohë kur akuzat se media e tij sociale po promovon urrejtjen e antisemitëve janë në rritje.

Pavarësisht se është përballur me valë kritikash për mbylljen e syve ndaj antisemitizmit në platformën X, Musk u prit në takim nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në Tel Aviv.

Por jo vetëm kaq, pasi Netanjahu i ka treguar Musk edhe tmerret e masakrës që militantët e Hamasit kryen më 7 tetor në kibutzin “Kfar Aza”, ku 62 persona u vranë në mënyrë mizore.

Në një video të publikuar nga qeveria izraelite, Musk shfaqet duke dëgjuar një anëtar të ushtrisë izraelite IDF që i shpjegon se çfarë ndodhi në kibutz në ditën fatale që shënjoi nisjen e konfliktit.


Ndër shtëpitë e vizituara nga Musk ishte edhe ajo e shefit të sigurisë së komunitetit, Ofir Libstein, i cili vdiq gjatë përpjekjes për të zmbrapsur terroristët e Hamasit. Atij po ashtu iu tregua një krevat fëmijësh, i mbushur me shenja dhe predha armësh të Hamasit.

Netanyahu i tregoi Musk tmerret e masakrës në kibuc nga ngjarjet e së shtunës së 7 tetorit. Musk dëgjoi historinë e heroizmit të të ndjerit Ofir Liebstein, kreut të këshillit rajonal i cili u vra mëngjesin e 7 tetorit në një shkëmbim zjarri me terroristët që depërtuan në kibutz”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë në Tel Aviv.

Ndërkohë vetë Musk, një orë përpara se të shkonte në zonën e shkatërruar, shkroi në platformën X disa rreshta për të goditur kritikët e tij.

Veprimet flasin më shumë se fjalët.

Lini një Përgjigje