Blinken vizitë në Bruksel, do diskutohet edhe për Ballkanin Perëndimor

27 Nëntor 2023, 14:00Bota TEMA

Blinken vizitë në Bruksel, do diskutohet edhe për Ballkanin

Antony Blinken, Sekretari Amerikan i Shtetit nga dita e sotme e deri më 29 nëntor do të qëndrojë në Bruksel, ku do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s.

Sipas njoftimit të Departamenti Amerikan i Shtetit, aty do tw zhvillohet edhe takimi i parë i ministrave të jashtëm të Këshillit NATO-Ukrainë.

Ndërkaq, ndër temat e këtij udhëtimit të Blinkenit, pritet të jetë edhe Ballkani Perëndimor.

“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken do të udhëtojë në Bruksel, Belgjikë nga 27-29 nëntor 2023 për të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, duke përfshirë takimin e parë të ministrave të jashtëm të Këshillit NATO-Ukrainë”.

“Sekretari Blinken do të theksojë angazhimin e palëkundur të NATO-s ndaj Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus, do të theksojë mbështetjen tonë për demokracinë dhe stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe do të diskutojë prioritetet për Samitin e Uashingtonit në korrik 2024”, thuhet në njoftimin e departamentit të shtetit.

Lini një Përgjigje