Kthesa e Polonisë

27 Nëntor 2023, 12:40Bota TEMA

Kthesa e Polonisë

15 tetorin e kaluar qytetarët polakë janë thirrur të rinovojnë 460 anëtarët e Sejm – Dhomës së Ulët që është vatra e vërtetë vendimmarrëse e parlamentit – dhe 100 anëtarët e Senatit, duke rishkruar një pjesë të rëndësishme të historisë politike të vendit të tyre. Me një pjesëmarrje të barabartë me 74.36% të pjesëmarrësve me të drejtë vote, zgjedhjet parlamentare polake faktikisht kanë shënuar një ngjarje kyçe në historinë e vendit, pavarësisht nga natyra e formimit të ardhshëm të qeverisë. Parlamentarët në Polonikanë ardhur 8 muaj përpara zgjedhjeve europiane, që në të gjithë Bashkimit Europian do të mbahen në një interval kohor midis 6 dhe9 qershorit 2024, dhe u kanë paraprirë me një muaj zgjedhjet në Hollandë, duke inauguruar një vjeshtë që projektohet politikisht e nxehtë në të gjithë Europën. Nga ana tjetër, në një koniukturë globale të shënuar nga rimendimi i ekuilibrave dhe nga një trazirë preokupuese të përgjithësuar, ishte absurde të rimendohej që rezultatet e kutive të votimit polake mund të jenë në një farë kuptimi me “impakt zero”, të paafta që të ndikonin në ndonjë mënyrë mbi asetet e ardhshme të pushtetit në Europë dhe sidomos në kufijtë e Ukrainës. Që sfidoheshin, në atë që ishte bërë gjatë muajve një grindje elektorale në kuptimin e vërtetë të fjalës, dy fytyra të njohura të politikës polake: nga njëra anë kryeministri në largim dhe lideri i partisë konservatore PiS, Mateusz Morawiecki, dhe nga ana tjetër ish kryeministri polak dhe ish presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, që udhëhiqte koalicionin liberal të qendrës së djathtë, i mbiquajtur Koalicion Civil (KO).

Në Poloni tradita demokratike është shumë më pak e rrënjosur se në vende të tjera të Europës dhe për pasojë përplasja politike midis një të djathte konservatore dhe identitare dhe një tjetre më liberale dhe europeiste ka ndikuar gjithmonë në mënyrë substanciale. Megjithatë, edhe pse duke qenë të dy njerëz të djathtë, Morawiecki dhe Tusk janë politkisht në antipode, sidomos për sa i përket konceptimit të marrëdhënieve midis Polonisë dhe Bashkimit Europian. Faktikisht, nëse PiS i Morawiecki është një forcë politike me tendencë fuqimisht autoritare që shkakton konfliktualitet dhe përplasje me kundërshtarët politikë, brenda dhe jashtë kufijve kombëtarë, katalizatori kryesor i konsensusit elektoral, koalicioni i drejtuar nga Tusk është fuqimisht i projektuar drejt Bashkimit Europian. E djathta konservatore polake ka shikuar gjithmonë ndaj Bashkimit Europian si një “rast” për ta përmirësuar gjendjen ekonomike të saj brenda bllokut perëndimor, por nuk ka menduar kurrë të cedojë pjesë të sovranitetit të saj në favor të një projekti europeist, me drejtim thelbësisht franko – gjerman, i eliminuar nga Varshava në një surrogato me një qartësi ideale që banon jashtë horizontit të historisë dhe ku Polonia nuk synon të përshtatet. Në vitet e presidencës së tij të gjatë, kryeministri Morawiecki e karrënjosur me urtësi këtë qëndrim, duke ndjekur ëndrrën e një “Europe të atdheve” dhe i mbështetur në këtë operacion nga Jarosław Kaczyński, regjisori i madh i së djathtës polake, ai që bëri të mundur projektin e koalicionit me partinë populiste Vetëmbrojtja e Republikës së Polonisë (Samoobrona) dhe partinë e ekstremit të djathtë të Lidhjes së Partive Polake. Por pas vitesh së rënies graduale të pjesëmarrjes qytetare në zgjedhjet parlamentare dhe të rrënjosjes të së djathtës konservatore në qeveri, sot Polonia duket se ka rigjetur një shpirt elektoral të ri, superior deri me atë të 1989, kur 62.7% e polakëve shkoi në kutitë e votimit për të kontribuar në kthesën demokratike të vendit.

Raportet me Bashkimin Europian dhe ideja polake e “Europës”

Në vitet e fundit përplasja midis Varshavës dhe Brukselit ka ndodhur për vija drejtuese më shumë heterogjene dhe megjithatë Polonia nuk e ka manifestuar kurrë vullnetin e qartë e lënies së Bashkimit Europian për arësye të lidhura substancialisht për përfitimeme karakter ekonomik dhe komercial. Mjafton të mendosh se Recovery Fund, i miratuar nga Komisioni Europian në 2020 përrigjallërimin ekonomik gjatë pandemisë së Covid 19, parashikonte 57 miliard euro për t’u derdhur në arkat e shtetit polak. Në 2022, kur me fillimin e konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës spektri i rusofobisë është kthyer të veprojë me forcë në anën lindore të Kontinentit të Vjetër, Polonia është transformuar menjëherë në aleatin komunitar më të qëndrueshëm të Kievit, por pa e ndryshuar qëndrimin ndaj institucioneve europiane, gjithmonë të shikuara me dyshim dhe mosbesim. Faktikisht, tema e konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës ka përfaqësuar gurin tjetër të madh të këtyre zgjedhjeve polake, pasi nuk përfshin vetëm Bashkimin Europian, pr thërret direkt në kauzë NATO dhe Shtetet e Bashkuara, nga momenti që nën profilin strategjik dhe ushtarak Varshava përfaqëson instrumentin kryesor të frenimit amerikan të Rusisë në anën lindore.Në deklarimet e tij të fundit, kryeministri polak Morawiecki kishte konfirmuar stopin ndaj ndihmave për vëllezërit ukrainas, të pritur gjatë këtyre muajve teksa arratiseshin nga lufta në vendin e tyre, duke e lëkundur unitetin e frontit proUkrainë. Zyrtarisht, vendimi i Varshavës reflektonte vullnetin e liderit të PiS për t’i rritur shpenzimet ushtarake për të ndërtuar një prej ushtrive më të forta të Europës, në raport me rrezikun që lufta ruse në Ukrainë mund të zgjerohet rrezikshëm edhe në territorin polak. Faktikisht, edhe nëse Rusia nuk i ka sot mjetet që të mund ta pushtojë Poloninë dhe shumë të ngjarë as synimin, ishte interesi i eksponentëve të së djathtës polake, sidomos në fushatë elektorale, të ruanin një qasje maksimaliste ndaj Moskës, duke e bilancuar kontekstualisht ftohtësinë në raportet me Bashkimin Europian për të mos humbur benefitet ekonomike të dhëna nga Brukseli.

Polonia mbetet një vend kyç për ekuilibrat ekonomikë, politikë dhe gjeopolitikë jo vetëm të Europës Lindore, por të gjithë bllokut perëndimor dhe i mbajtjes së marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara. Me 100% të votave të numëruara, situata është tashmë shumë e qartë: PiS i kryeministrit Mateusz Morawiecki është partia e parë në Poloni, me 35.40% të votave të marra dhe 196 të ulëseve parlamentare të caktuara, por nuk do të jetë në gjendje të formojë asnjë koalicion qeverisës, pasi e paaftë të arrijë 231 ulëset e nevojshme për të pasur mazhorancën në Dhomën e Ulët të parlamentit polak. Nga ana tjetër, Koalicioni Qytetar i drejtuar nga Donald Tusk (Koalicja Obywatelska) me 30.70% të votave dhe pas 8 vitesh në opozitë, në rastin e aleancës qeverisëse me Rrugën e Tretë, 14.40% të votave, dhe të Majtën e Re, 8,61%, do të kishte 249 ulëse, 67 senatorë dhe një mazhorancë të qëndrueshme që do t’i mundësonte të qeveriste. Nga 2015, PiS ka inauguruar një sezon të gjatë qeverisës të vendit, duke e lëvizur qendrën gravitacionale në pozicione gjithnjë e më iliberale dhe autoritare. Në dy legjislaturat e fundit, ekzekutivi i Morawiecki nuk ka humbur rast për ta kërkuar dhe siguruar përplasjen me Brukselin, duke u demonstruar gjithmonë kritik dhe ngurrues në bashkëpunimin lidhur me çështjetvendimtare për politikën e Bashkimit Europian si shpërndarja e fondeve europiane, menaxhimi i emigrantëve, ruajtja e të drejtave të njeriut dhe reforma e drejtësisë.

Pikërisht ky aspekt i fundit është bërë në vite një pikë e nxehtë në konfrontimin e ashpër midis Varshavës dhe Brukselit. Dimensioni politik i marrë nga konflikti relativ me reformën e sistemit gjyqësor polak bëhet evidente më 19 tetor të 2021, kur në seancën e Parlamentit Europian presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen dhe kryeministri polak Morawiecki bënë një përplasje të ashpër verbale, midis gjërave të tjera, nga prononcimi i Gjykatës Kushtetuese polake të 7 tetorit që i kishte gjykuar disa norma të Bashkimit Europian konfliktuale me kushtetutën e Republikës Polake, duke vendosur një supremaci të legjislacionit kombëtar mbi traktatet europiane. Në këtë rast von der Leyen e paralajmëroi Varshavën lidhur me mundësinë që Bashkimi Europian vendosi ta penalizojë Poloninë respektivisht përdorimit të fondeve të PNRR, ndërsa Morawiecki u rreshtua fuqimisht nga ana e qeverisë së tij, duke hapur një çarje të pastër në parlamentin polak me grupin e konservatorëve dhe reformistëve të kundërvënë popullorëve dhe të majtëve. Në 2022, Komisioni Europian miratoi, pas muajsh vonesë, subvencionet për miliardat e caktuara Polonisë ndaj PNRR, duke e detyruar disponueshmërinë e fondeve të reformës së sistemit gjyqësor nga ana e Varshavës. Nga Brukseli pretendonin se qeveria konservatore retifikonte «ligjin mburojë të fytyrës» së miratuar me ngut në dhjetorin e 2019 dhe të hyrë në fuqi më 14 shkurt 2020 pasi është refuzuar nga Senati polak, por e miratuar nga Sejm (Dhoma e Ulët e parlamentit).

Në përgjigje të kërkesave të Bashkimit Europian, qeveria e Varshavës u kufizua të bëjë modifikime jo substanciale impiantit normativ, duke vazhduar të injorojë 20 vendime të gjykatës së Bahskimit Europian dhe duke mbajtur aktive të paktën 1700gjykatës të emëruar ilegalisht sipas traktateve europiane. Në këtë rast, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tentoi të ndërmjetësojë me kryeministrin Morawiecki duke shkuar personalisht në Varshavë për ta formalizuar miratimin e Planit të Financimit të PNRR, duke siguruar nga Polonia disponueshmërinë për mikpritjen e refugjatëve dhe mbështetjen politike e ushtarake ndaj kauzës ukrainase. Vendimet e Komisionit Europian për fondet e PNRR polak shkaktuan mërinë e Gjermanisë, që nëpërmjet deputetit Daniel Freund e ngriti gishtin direkt tek von der Leyen,fajtore sipas Berlinit se kishte sakrifikuar shtetin e së drejtës të Bashkimit Europian duke i dhuruar Polonisë miliarda financime pa ditur se ku do të përfundonin këto. Megjithëse duke përfaqësuar vetëm një prej elementëve të shumëfishta të përplasjes së Polonisë me institucionet komunitare, grindja lidhur me reformën e drejtësisëpolake mundëson të inkuadrohet pastër qarku i shkurtër në zhvillim gjithmonë midis Varshavës dhe aktorëve të shumtë që popullojnë kontinentin europian: përplasjen midis pozicioneve antieuropiane në mbrojtje të një maksimalizmi nacionalist nga njëra anë dhe nevojës për t’u vendosur brenda institucioneve europiane për t’i ofruar popullit polak një “vend në diell” në historinë perëndimore nga ana tjetër. Në këto vite, konservatorët e PiS kanë qenë gjithmonë fuqimisht të bindur se një integrim i diferencuar i Varshavës në skemën komunitare do ta dobësonte rrezikshëm aksionin e frenimit të Polonisë në dëm të Moskës, pas mendimi europeist i ardhur direkt nga Brukseli nuk ka arritur ta kuptojë deri në fund prioritetet reale të popullit polak.

Dhe akoma sot, parabola politike polake ndërtohet thuajse integralisht mbi frikën konkrete të pushtimit rus, aspekt ky që e ka shtyrë gjithmonë Varshavën të ketë një imazh shumë të lartë të vetes si kalorëse vetmitare të atyre vlerave perëndimore dhe europiane që Europa e vjetër me tërheqje franko – gjermane duket se e ka harruar.Pastaj, vetë fakti që në Poloni grindja e hapur midis liderëve të dy koalicioneve kryesore politike është e përqëndruar përreth “nyjes Europë”, e ravijëzuar në të gjitha sfumaturat e shumëta të saj,mundëson të kuptohet njëherë e përgjithmonë mënyra me të cilën Varshava shikon nga projekti europeist: për polakët, Bashkimi Europian përfaqëson vetëm një provincë, më shumë kaotike, të një Perëndimi me guidë amerikane, ndërsa Europa reale, e kalcifikuar në institucione komunitare, është ekuivalente me një boshllëk tjetër që u shërben shteteve anëtare që e fekondojnë nga ana e tyre për t’u shërbyer. Rezultatet e dala nga kutitë e votimit të 15 tetorit shënojnë një kthesë të re politike të vendit. Ekzekutivi i ri i udhëhequr nga Tusk do të kishte rastin të rikalibronte sfidat e brendshme dhe të jashtme që Varshava ka përpara vetes. Në planin e brendshme, Tusk mund të udhëheqë një koalicion të përbërë nga rreth 6 – 7 parti,prandaj duhet të kompaktësojë rangjet për ta mbajtur të lartë konsensusin politik deri në zgjedhjet europiane, duke kaluar nëpër ato rajonale, pa harxhuar kapitalin politik të akumuluar. Detyrë me siguri jo e lehtë, sidomos nëse mbahet parasysh fakti që PiS do të vendosë në dispozicion pco resurs në posedim të saj për ta dobësuar qeverinë e re. Vepra e djathtë e Kaczyński do të rrëmohet faktikisht nga 3 milion e 700000 votuesit që kanë zgjedhur PiS. Kurse në atë të jashtmen forca e re e qeverisjes do t’i duhet të impenjohet minëne Polexit dhe të shpresojë se në Bruksel t’i mbyllin të dy sytë mbi të kaluarën e trazuar me Varshavën.

E ardhmja e marrëdhënieve me Gjermaninë përtej retorikës antigjermane

Siç ndodh me çdo fushatë elektorale të denjë për këtë emër, edhe në atë polake aktorët në fushë kanë kërkuar t’i ashpërsojnë tonet, duke lëshuar deklarata më shumë të prera dhe përçmuese që kanë pasur një rezonancë të fortë edhe jashtë kufijve kombëtarë. I janë shembull deklaratat e eksponentëve të ndryshëm të PiS kundrejt fqinjit të fuqishëm gjerman e akuzuar për ndërhyrje të këqija në politikën e Varshavës, por sidomos se dëshiron ta vendosë Tusk në pushtet. Objektivi i deklaruar i konservatorëve ishte qartazi ai i kapitalizimit sa më mirë i ndjenjës së mosbesimit të fortë kundrejt Gjermanisë, ende i pranishëm në pjesë të elektoratit polak, sidomos tek konservatorët më të moshuar që kujtojnë ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë, Gjermania e sotme është një anëtare me peshë e Bashkimit Europian dhe nuk ngjall më frikën e armëve si në të kaluarën. Mëria që një pjesë e mirë e popullatës polake ushqen kundrejt Berlinit është e lidhur më shumë me paternalizimin ekonomik të ushtruar nga gjermanët ndaj pjesës tjetër të Bashkimit Europian dhe për sa lufta midis Rusisë dhe Ukrainës dukej rasti i duhur për të zgjidhur kundërshtitë midis Berlinit dhe Varsjavës, në pritje të një tejkalimi potencial të asimetrive që kanë shënuar raportin e tyre në vite, për t’u zhvilluar më së fundi në partneritet,deri më tani gjërat nuk kanë ecur saktësisht kështu.

Në 2022, me rastin e përvjetorit të 83 të pushtimit gjerman të Polonisë, zëvendësministri i Jashtëm polak Arkadiusz Mularczykkishte paraqitur në Sejm raportin mbi humbjet e pësuara nga Polonia për shkak të agresionit dhe pushtimit gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore. I nisur në 2017 dhe i kuruar nga një komision parlamentar i udhëhequr nga vetë Mularczyk, raporti kishte vlerësuar një humbje ekuivalente me 6220 miliard złoty (1300 miliard euro). Më 14 shtatori Dhoma e Ulët e parlamentit polak kishte miratuar me një shumicë dërrmuese rezolutën me të cilën Varshava i kërkonte formalisht Berlinit që t’i përgjigjej për të gjithë shumën. Vendimi i qeverisë polake nul ndiqte një logjikë hakmarrëse pastërtisht ekonomike ndaj ish fqinjit luftarak sesa më shumë tentativën e përcaktimit të një pajtimi polako – gjerman në kuptimin e vërtetë të fjalës, siç nënvizohej edhe nga lideri i PiS, Kaczynski. Nga 2015, qysh kur ka ardhur në qeveri, PiS e ka mbështetur gjithmonë çështjen e dëmshpërblimit të luftës duke këmbëngulur mbi “detyrimin moral” të Gjermanisë për ta respektuar vullnetin e Varshavës, por nga Berlin kanë theksuar gjithmonë se e konsideronin të mbyllur ngjarjen dhe se kështu nuk do të kishte një dëmshpërblim të mëtejshëm. Veç kësaj, midis dy qeverive nuk ka pasur kurrë një traktativë të vërtetë lidhur me temën dhe të dy vendet kanë pasur raporte ekonomike të mira, duke qenë Berlini partneri i parë komercial i Varshavës. Shumë më konkretisht, në pengimin e vendosjes së një barazie të marrëdhënieve midis Berlinit dhe Varshavës kontribuon fakti që aktualisht në Gjermani është një qeveri e qendrës së majtë, që prej kulturës politike është shumë larg nga pozicionet e PiS në fushën e sigurisë, sovranitetit dhe menaxhimit të emigrantëve. Pavarësisht kësaj, Gjermania dhe Polonia, nga aleate në të njëjtin rajon të Europës Qendrore, ndajnë një përgjegjësi në ruajtjen e raporteve të fqinjësisë së mirë dhe një bashkëpunim pozitiv europian dhe transkufitar që lëviz prej vitesh mes uljeve dhe ngritjeve.

Së fundit, është për t’u konsideruar çështja e mbështetjes ushtarake të përbashkët për Kievin. Në prill minisrtat e Mbrojtjes së Berlinit dhe Varsjavës patën njoftuar krijimin e një platforme të përbashkët në Poloni për të riparuar tanket Leopard të prodhimit gjerman të dëmtuar në betejë në Ukrainë, por marrëveshja ishte sfumuar me shpejtësi. Zyrtarisht për shkak të kostove të riparimit të gjykuara tejet të larta nga Berlini. Megjithatë, një burim i afërt me qeverinë Scholz kishte zbuluar se midis pikave kritike ishte ngurrimi kompanive gjermane për të ndarë informacione teknike me honologët polakë. Gjatë fushatës elektorale, grindjet midis të dy qeverive në rendin e ditës dhe lideri de facto i PiS, zëvendëskryeministri Kaczyński, kishte deklaruar në idsa dalje publike se Donald Tusk kishte në projekt shitjen e lirë të kompanive shtetërore polake investitorëve gjermanë, duke e përcaktuar si një lake të Berlinit. Me sulmet e tij kundër Koalicionit Civil, arkitekti i vjetër i së djathës polake kishte goditur qartazi fqinjin hijerëndë, i lodhur për të menaxhuar boshllëkun e pushtetit të krijuar në qendër të Europës, duke u futur menjëherë në përleshjen elektorale.

Por Polonia ka përfaqësuar gjithmonë një unikum politik midis shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe pikërisht Gjermania, e paraqitur si vend armik gjatë dy mandateve qeveritare me drejtim PiS, mund të jetë trampolina për rilançimin e rolit të Polonisë në Europë dhe për të rijetëzuar tashmë të ngririn Trekëndësh të Veimarit midis Varshavës, Parisit dhe Berlinit. Tani i takon presidentit të Republikës, Adrzej Duda, në radhët e PiS dhe me mandatin presidencial në skadim në 2025, t’i japë mandatin e formimit të qeverisë, duke ushqyer dy skenarë politikë të mundshëm. T’i japë mandatin PiS, si parti e parë, me objektivin e pengimit dhe ngadalësimin e formimit të ekzekutivit të ri ose t’ia besojë mandatin direkt të moderuarit Tusk, duke pranuar në mënyrë implicite rezultatin elektoral dhe duke e njohur publikisht pamundësinë e PiS për të krijuar ndonjë lloj qeverie sovraniste, ksenofobe dhe konservatore.

(nga Eurasia)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

 

Lini një Përgjigje