Evropa është përballur me një realitet të ri gjeopolitik si pasojë e pushtimit të paligjshëm të Ukrainës nga Rusia dhe BE-ja është detyruar të rishqyrtojë gjithçka, nga qëndrimi i saj ushtarak dhe marrëdhëniet me Ukrainën etj. Së fundmi në skenë është hedhur propozimi për “Shengenin ushtarak”, një ide që ka ndezur polemika dhe ka tërhequr reagime të ashpra nga Rusia.
Kreu i Komandës së Logjistikës së NATO-s për Evropë i tha Reuters të enjten se do të dëshironte të shihte një zonë të tillë.
“Po na mbaron koha,” tha ai “Ajo që nuk e bëjmë në kohë paqeje nuk do të jetë gati në rast krize apo lufte”, theksoi ai. Komandës së Logjistike e NATO-s për Evropë , e vendosur në qytetin gjerman të Ulm, koordinon lëvizjen e njerëzve dhe materialeve të bllokut të NATO-s në të gjithë kontinentin.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Moska do të përgjigjet nëse ky “Shengen ushtarak” bëhet realitet.
“NATO e ka konsideruar gjithmonë vendin tonë një të ashtuquajtur armik ideologjik. Tani haptas e konsideron atë një kundërshtar të dukshëm. Kjo deklaratë nuk i shërben asgjë tjetër veçse ngritjes së tensioneve në Evropë dhe kjo ka pasoja,” tha Peskov. Bisedimet për krijimin e një “Shengeni ushtarak” tregojnë edhe një herë se Evropa nuk është e gatshme të dëgjojë shqetësimet legjitime të Moskës, por është e gatshme të forcojë sigurinë e saj në kurriz të Rusisë”, tha Peskov.
“Është NATO ajo që po lëviz vazhdimisht infrastrukturën e saj ushtarake drejt kufirit tonë. Nuk jemi ne ata që lëvizim drejt infrastrukturës së NATO-s. NATO po afrohet më pranë nesh dhe kjo mund të shkaktojë vetëm shqetësim dhe të çojë në masa hakmarrëse për të garantuar sigurinë tonë,” tha Peskov.
Që nga fundi i Luftës së Ftohtë dhe rënia e ish-BRSS, NATO është zgjeruar rreth 1000 kilometra në lindje, duke pranuar Poloninë dhe shtetet baltike në aleancën e saj, duke zgjeruar krahun e saj lindor në një total prej 4000 kilometrash. NATO aktualisht ka 10,000 ushtarë në tetë grupe beteje të stacionuara në të gjithë Evropën Lindore.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg njoftoi vitin e kaluar se ka plane për të përforcuar këto forca të dislokuara me 300,000 ushtarë të gatishmërisë së lartë në rezervë.Forca e reagimit të shpejtë të NATO-s aktualisht numëron deri në 40,000 dhe ndryshimi i propozuar përbën një rishikim të gjerë në përgjigje të militarizimit rus. Sipas planeve, NATO do të lëvizë gjithashtu rezervat e municioneve dhe furnizimeve të tjera më larg në lindje, një tranzicion që do të përfundojë brenda këtij viti.
NATO mban tetë grupe beteje në të gjithë Evropën Lindore , që synojnë të veprojnë si një mbrojtje fillestare e vijës së parë në rast të një pushtimi rus. Katër janë në shtetet baltike dhe Poloni, dhe këto u plotësuan me krijimin e katër të tjerave në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki pas sulmit ndaj Ukrainës.
Cudi e madhe Pra, keto vende si, Polonia Estonia Lituania Lettonia Sllovakia etj...perse kerkuan te futen ne Nato e ne BE,kur Rusia eshte kaq e mirë,kaq e pa' fajshme,kaq burim mireqenieje e paqesore ?! Ishin dy Gjermani,njera ruse e tjetra perendimore,dy Kore,njera ruse e tjetra qe dihet.Pra keta popuj perse nuk e dashkan rusine,me gjithe të mirat qe sjell ajo?! Europa perendimore vete, KURRË ne histori nuk kish provuar te rrinte pa' lufte per 80 vite me radhe .E Pra keta amerikanët,me Naton,paskan qene shume te poshter qe nuk i lënë burrat e forte rehat,e te bejne ndonje lufte te vockel botereore sa here qe merziten!!
VK o like!mo u merr me gjëra të tilla!!ne për gjeopolitikë dëgjojmë vetëm alFredo kaCon dhe askënd tjetër!!grupi i të "300"ve dhe ai "billderberg"kanë bërë planin si më poshtë!duke e parë se për 50 vjet nuk mundën të mposhtnin perëndimin,ata sajuan shpërbërjen e paktit të varshavës,për ti futur vëndet e tij si kolonë të pestë në NATO!!gabimi më i madh që ka bërë NATO ka qënë futja në organizatë e gjithë vëndeve të TW!!agresioni ndaj ukrainës nuk është gjë tjetër veçse lëvizja e fundit e rusisë,për të futur dhe ukrainën në NATO!ata kur e panë se gjermonët e francozët nuk deshin ta pranonin ukrainën e përshpejtuan me agresion!!lali,medja perëndimore e shitur tek dip steit,na i fsheh tërë të mirat e shtetit të "shan grila"ose rusisë!!atje njerëzit jetojnë si në paradiz!!atje nuk ka as hale e as instalime hidraulike sepse njerzit pijnë vetëm verë dhe pshurrin votka!!hanë vetëm mjalt e nuk dhjesin mut!!në fakt dhjesin një ditë po e një ditë jo,por nuk ju bie në tokë!e hanë zhvejku e gjithë bijt e putinit!! varju kart or lal se janë bërë për tu qirë veshët!ska mbetur vënd pa jua futur!!