Eksperti: Erdogani i ashpër vetëm me fjalë ndaj Izraelit, furnizoi me karburant avionët që bombarduan Gazën

26 Nëntor 2023, 21:50Bota TEMA

Eksperti: Erdogani i ashpër vetëm me fjalë ndaj Izraelit,

Izraeli nisi sulmet ndaj Hamasit në Rripin e Gazës pas sulmit terrorist të ndërmarrë nga grupi militant më 7 tetor, gjatë të cilit u vranë 1200 izraelitë. Me vazhdimin e sulmeve dhe fillimit operacioneve tokësore izraelite, numri i viktimave në Gazë u rrit. Autoritetet në Gazën e kontrolluar nga grupi militant, thonë se prej fillimit të konfliktit janë vrarë më shumë se 13 mijë palestinezë.

Ndërsa në fillim të sulmit izraelit retorika e Turqisë dukej më e butë e në drejtim uljes së tensioneve, me vazhdimin e sulmeve zoti Erdogan e përforcoi atë. Ai shkoi deri aty sa e quajti Izraelin ‘vend terrorist’ ndërsa Hamasin një organizatë çlirimtare. Por sipas zotit Shipoli, presidenti turk ka qenë i ashpër vetëm në deklarata dhe ashpërsia e tyre shton ai, u rrit vetëm kur ai kuptoi se nuk po ftohej nga faktorët ndërkombëtarë perëndimore për të luajtur rolin e ndërmjetësuesit në Lindjen e Mesme, sikurse dhe kishte shpresuar.

Eksperti thotë gjithashtu se në vendet e tjera ka patur protesta edhe më të mëdha pro palestineze sesa në Turqi dhe se zoti Erdogan, nuk bëri asgjë për të ndaluar kompanitë turke, që të vazhdonin të furnizonin me karburant Izraelin, karburant që është përdorur sipas tij, për sulmet ajrore në Gazë./VOA

1 Komente

  1. E
    Erdogan

    Turqia per Israelin ka qene,eshte dhe do jete Strategjike dhe shume e Rendesishme. Sulltani Abdyl Hamiti ne fund te shekullit te 19-te ishte ai qe e shiti Palestinen tek Sionistet. Thuhet per 18 milione Franga per aresyen qe Perandoria Osmane po rrenohej dhe kishte nevoje per para. Me vone Anglezi Balfur ne 1917-en u premtoi shtetin e tyre qe me vone u concertizua me njohjen e "Kombeve te Bashkuara" ne 1948 nga Presidenti Truman. Ne 1922-in Angloamerikanet bile dhe Rusia ndihmoi Kriminelin Qemal Ataturkun te bente Genocid kunder Grejeve te Ionise dhe Armaneve. Ne 1955 ne Kostantinopolin e pushtuar nga Osmanllinjte u bastisen me mijera Bisnese,Dyqane,Fabrika te popullsise Greke Afto-Hthone e ashtuquajtura nga Greqia Ta Septevriana. Po ashtu edhe ne 1974-en Sionisti Kisinger u premtoi Qipron. Prandaj Turqia dhe Arnautia (Albania) eshte e rendesishme per Israelin. Erdogani dihet nga ata qe kane dy gram tru ne koke qe bente Bla,Bla,Bla.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje