Kaos dhe “luftë civile” në Kaliforni, pas ushtrisë, Trump dërgon marinsat

10 Qershor 2025, 10:12Bota TEMA
Kaos dhe “luftë civile” në Kaliforni, pas ushtrisë,

Një tjetër ditë kaosi në Los Anxhelos. Kjo bëri që presidenti amerikan, Donald Trump, të dërgojë 2 mijë trupa ushtarake në shtetin e Kalifornisë, gjithashtu të urdhërojë dislokimin e 700 marinsave, siç thuhet, për të vendosur qetësi dhe shuar protestat pro emigrantëve. Megjithatë manifestimet nuk janë shuar. Për të disatën ditë me radhë, me qindra njerëz kanë protestuar operacionet e ndalimit dhe dëbimit të emigrantëve.

Reagimi i policisë, bashkë me ndërhyrjet ushtarake, prodhuan skena dhune por edhe arrestime të shumta. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom, ka ndërmarrë hapa ligjorë për të sfiduar urdhrat e presidentit Trump për angazhimin e forcave të armatosura pa lejen e liderit rajonal. Kjo nxiti dhe këtë reagim të kreut të Shtëpisë së Bardhë.

“Ai është një guvernator i paaftë. Shikoni punën që po bën në Kaliforni. Ai po shkatërron një nga shtetet tona të mëdha. Nuk e di çdo të ndodhte nëse nuk do të përfshihesha, nëse nuk do të sillnim gardën. 

Në fakt duhej që të sillnim më shumë ushtarë, sepse duhet të sigurohemi që do të ketë ligj dhe rend. Patët një katastrofë që ndodhi dhe tani ata e pranojnë se ishte një katastrofë. E pashë shefin dje, i cili është një njeri i mirë, meqë ra fjala, dhe tha, 'epo, jemi me fat që e bëmë këtë', sepse ishin të mbingarkuar. E patë çfarë po ndodhte”, tha Trump.

Megjithatë kryebashkiakja e Los Anxhelos nuk pajtohet aspak me ndërhyrjen e qeverisë federale.

“Duhet të ndalojnë operacionet e ndalim-dëbimit. Kjo nuk duhet të ndodhë në qytetin tonë. Nuk është e justifikuar. Dhe e vetmja gjë që bën është të kontribuojë në kaos. Ky ishte kaos që filloi në Uashington DC. Të enjten qyteti ishte i qetë, të premten nuk ishte për shkak të ndërhyrjes së qeverisë federale. Dhe përsëri, nuk mendoj se qyteti ynë duhet të jetë një rast prove, një laborator”, tha kryebashkiakja Bass.

Demonstratat nisën në zemër të Los Anxhelos të premten pasi oficerët e Agjencisë për emigracionin kryen disa operacione ku ndaluan dhjetëra emigrantë. 

6 Komente

  1. T
    This is America....

    Pritet gjakosje e kolotripidha-s se birazereve tourkalvanoi(pa dheftere)..... allah uakbar

    Përgjigjjuni
    1. M
      Momqirsi grekofoneve.

      Amerikanet per graqiret: nje pike gjaku amerikan, eshte me i rendesishem se gjithe gjaku i popullit grek. NO RATS NO GREEKS.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Ana Uznova

      Qellimi justifikon mjetin. Urdheri i dhene nga Kremlini eshte krijoni sa me shume trazira sociale dhe mjetet jane gjetur; loja me tarifat qe corodit bursat dhe pastaj cmimet, emigrantet ilegale dhe dhune policore ndaj protestave, etj. Trump zbaton urdherat e Kremlinit, te shohim sa do ti eci kjo taktike e ndyre dhe e rezikeshme jo vetem per SHBA-te!

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        Ana kurva nqs dikush vjen dhe te zapton shtepine cfare do besh apo ti do flesh ne bahce? Debimi i emigranteve te paligjshem dhe sidomos atyre qe kane qene ish te burgosur e kriminele eshte detyre e cdo shteti.

        Përgjigjjuni
      2. L
        Lexuesi

        Edhe poltikanet demokrate kane kaluar imagjinaten, jane gati ti vene zjarrin vendit per pushtet duke perdorur bandat e refugjateve apo simpatizantet extreme apo dhe ndihmen e ndonje shteti “ shume miqesor “ europian per karriket e tyre dhe te te tjereve….!!! Trump ka ato te tijat por nuk digjet shtepia me demokratike ne bote per ambicie personale….!!! Me sa duket shoqeria po fillon ciklin nga pika zero…!!

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nardi

          Vine per te mbushur barkun dhe pastaj i vene flaken vendit qe breza te tere e kane ndertuar.Dhe kjo nodh se te majtet i paguajne se duan trazira dhe kaos se nuk jane ne pushtet.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje