Karremi i Putinit për Trump-in

23 Janar 2026, 15:20Bota TEMA
Karremi i Putinit për Trump-in

Nga Enver Robelli

Duke qenë agjent i KGB-së sovjetike, Vlladimir Putin është specialist për simulim, servilosje, lajkatime. Këtë e bën ndaj atyre që janë më të fuqishëm se ai. Ndaj liderit kinez, për shembull. Dhe sidomos ndaj Donald Trumpit. Ndaj tij diktatori rus sillet si një masazhist i egos së presidentit amerikan. 

Shembulli më i ri, për të cilin raporton gazeta konservatore gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) në numrin e sotëm: Trump tha se Putini e ka pranuar ftesën për të qenë anëtar i të ashtuquajturit “Bord i Paqes”. Në të vërtetë Putini nuk e pranoi ftesën, por vetëm autorizoi vartësit e tij ta shqyrtojnë atë. Dhe e falënderoi Trumpin. Pas lëvdatave Putin, si peshkatar i shkathtë, ia hodhi Trumpit një karrem: i tha se po t’i dhurojë 1 miliard dollarë për “Bordin e Paqes”. I propozoi që këto para t’i marrë nga mjetet ruse të bllokuara në SHBA nga administrata e mëpareshme, pra nga qeveria e Joe Biden. 

FAZ shkruan: “Pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, në SHBA u ngrinë katër deri në pesë miliardë dollarë rezerva të Bankës Qendrore ruse; kjo është vetëm një pjesë e vogël e totalit prej 280 miliardë dollarësh që u ngrinë në atë kohë, më shumë se dy të tretat e të cilave në Belgjikë. Sipas vendimit të G7, kjo gjendje duhet të mbetet e tillë derisa Rusia t'i dëmshpërblejë Kievit dëmet e shkaktuara. Pra, Putin i propozon Trumpit një keqpërdorim të mjeteve. Mbi këto mjete Rusia, ndryshe nga çfarë pretendoi Putin, aktualisht nuk mund të disponojë. Qëllimi i tij është ta tundojë Trumpin që të shkëputet nga partnerët (europianë) në një tjetër çështje parimore”.

Zemërgjerë u tregua Putini edhe sa i përket Grenlandës. Tha se Danimarka është sjellë keq, madje brutalisht ndaj këtij ishulli dhe prezantoi një shifër për të cilën SHBA mund të blinin Grenlandën (“diku afër një miliard dollarë, ndonëse SHBA-ja ndoshta do të paguante edhe më shumë”).

Kjo është shkolla e sprovuar sovjetike e politikëbërjes. Në një botë fiksioni do të mund të shkruhej një roman me titullin: “Masazhisti nga Kremlini”. Nganjëherë romanet i shkruan realiteti.

5 Komente

  1. P
    Patrioti pa atedhe

    Aman O burre, merru me gjera me tokesore. Shumica e popullit shqiptar ka halle 1000 here me te medha e as nuk ia ndien se cfar ben Putin e Trump. 1000 here psh eshte me i rendesishem lajmi se do shtohen vitet e burgut per qytetaret e thjeshte bejne nje shtese ne shtepine e vet personale apo bejne nje kotec pulash.Ky regjim po ia ben jeten te pamundur shumices se popullit e ti na tregon perralla me Putin e Trump.Putin e Trump as nuk na kane mbushur burgjet me njerez te pafajshem,as nuk na kane rritur cmimin e naftes e ushqimeve,as na kane shembur banesat e qytetareve, as na kane vjedhur taksat as na kane marre pronat. Keto te zeza i kemi nga patriotet tane qeveritare.

    Përgjigjjuni
    1. p
      patrioti me atdhe

      aman or patriot, duke pare qe shumica e populliut ka halle 1000 here me te medha (une jo), prap se prapi e kalon kohen ketu!

      Përgjigjjuni
      1. F
        Flamut Noka

        Ik or "patrioti" shpelles, shko futi nje tegel dhise si lexhenda jote, xherahu Salmut. Kete bej, mos na çaj darrasat me "qaresin e halleve te popullit". Gamor i Salmutit.

        Përgjigjjuni
      2. M
        Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

        Dy te DERGUARIT e ALLAHUT, TRUMP dhe PUTIN, dy PAQEBERESIT dhe PAQERUAJTESIT e BOTES. Marshin nga ditet tona.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Patrioti pa atedhe

          Ah me fal o komentues i ores 16.16, tani e mora vesh se ke me problem sigurine e Groenlandes sesa sigurine ushqimore.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje