Kellogg: Rreziku po rritet ndjeshëm pas sulmeve të Ukrainës ndaj bombarduesve rusë

4 Qershor 2025, 11:32Bota TEMA
Kellogg: Rreziku po rritet ndjeshëm pas sulmeve të Ukrainës ndaj

I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, për Ukrainën dha se rreziku i përshkallëzimit nga lufta në Ukrainë po “rritet ndjeshëm”, pasi forcat ukrainase përdorën dronë për të sulmuar bombarduesit bërthamorë rusë në disa baza ajrore thellë brenda Rusisë.

Ukraina tha se ka sulmuar bazat ajrore në Siberi dhe në pjesë të tjera në veri të Rusisë gjatë fundjavës, duke shënjestruar caqe deri në 4.300 kilometra larg nga vijat e frontit.

“Po ju them, nivelet e rrezikut po rriten ndjeshëm, pas asaj që ndodhi gjatë fundjavës”, tha i dërguari i Trumpit, Keith Kellogg, për Fox News.

“Njerëzit duhet ta kuptojnë këtë në kontekstin e sigurisë kombëtare: kur sulmon një pjesë të sistemit të mbijetesës kombëtare të kundërshtarit, që është struktura bërthamore, atëherë nënkupton që rritet niveli i rrezikut sepse nuk e dini se çfarë do të bëjë pala tjetër”, shtoi ai.

Rusia dhe SHBA-ja së bashku kanë rreth 88 për qind të të gjitha armëve bërthamore.

Kellogg tha se dëmi ndaj bombarduesve rusë gjatë fundjavës është më pak i rëndësishëm sesa ndikimi psikologjik ndaj Rusisë, duke shtuar se ai është i shqetësuar nga raportimet e pakonfirmuara se Ukraina ka sulmuar një bazë detare në veri të Rusisë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha të martën se presidenti Trump nuk ishte njoftuar paraprakisht për sulmet me dronë të Ukrainës ndaj bombarduesve në Rusi.

Të hënën, Rusia dhe Ukraina zhvilluan bisedime, por nuk u bë ndonjë përparim drejt përfundimit të luftës, që Moska nisi mbi tre vjet më parë ndaj shtetit fqinj.

Sa i përket bisedimeve, Kellog tha se Ukraina kishte një qëndrim “shumë të arsyeshëm”, por Rusia kishte shkuar në bisedime “me një qëndrim shumë maksimalist”./ REL

8 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    "rritet niveli i rrezikut sepse nuk e dini se çfarë do të bëjë pala tjetër”shtoi kellog!!!!!!!!!o gjeneral,a thu se putana nuk po bën gjë tjetër se lufta nuk është në nivelin e asaj gjëje që mund të bëjë ai??a mos vallë sulmi në kursk nuk ishte një "rritje e nivelit të rrezikut",po vazhdimi i luftimeve në ukrainën e shëndruar në rusinë e re,nuk ishte "rritje e nivelit të rrezikut",sulmet me dronë në kremlin vetë,a nuk ishin e njëjta gjë??o gjeneral,deri kur do vazhdosh të trëmbesh më shumë se ai që po vritet çdo ditë??gjeneral amerikan,kur do fillosh të mendosh si ke menduar para se të dilje në pension??po të kishte bole putana mashkull e rusisë nuk do priste për shkaqe a sebepe!!ai o i krijon shpejt e shpejt o i bën pa i krijuar!!fillo e dil nga frika tënde se na u bëre si ai gjy i vdekuri këshilltar i baidenit,Jake Sullivan,që dhiste sa herë fliste puta për vija të kuqe!!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Artan

      Nuk besoj se dhiste ne breke, jo, se ata e dinë mirë që muzhikët kanë mërdhirë dhe diku tjetër është rreziku, po ashtu i kërkonin të thoshte ata që ishin sipër Bidesë.

      Përgjigjjuni
    2. Z
      Zhvejku

      Sulmi mbi bazat te av. strategjik eshte bere ne dienin dhe ndihmes tuaje z. gjeneral edhe Trapi juaj ka qen ne dieni per kete sulme! Ju me kete veprim jeni treguar si gjithmon te pabese! Ky eshte nje akte terrorist per arsyen, se: Ju me rusin kini nje mareveshje: 1- keta lloj av. te jene ne fushe te hapur qe te kontrollohen me satelit nga te dyja palet, si tuajat dhe te rusis 2- dhe nese ka ngarkesa berthamore duhet te lajmroni njeri tjetrin! Per rastin konkret vetem ju e dinit qe ato skishin ngarkes dhe vetem ky fakt juve ju nxjere zbuluar qe pa dienin dhe satelitet tuaj, terroristet ukrainas nuk benin dot asgje...! Perse nga njera ane kerkoni ti jepni fund kesaj lufte dhe nga ana tjeter ndermerni akte terroriste si ne rusi dhe ne gaza me koburen tuaj ne lindje te mesme izraelin! Dhe per dienin te shume debilavet, qe komentojne ne kete forum dhe kanalet televizive, rusia nuk i ka shpallur lufte ukraines, se po ti kishte shpallur lufte: komediani zhelja, godina e parlamentit e ministrive te shtabit te ushtris infrastruktura energjitike, hekurudha etj. do ishin fshire nga faqa e dheut. Por ka ndermar nje operacion special ushtarak per çlirimin e krahinavet rusofolese nga reprezaliet e neofashistevet ukrainas, denazifikimin dhe mos ant. ne nato. A do hakmeret per keto akte terroriste? Them, se: Po. A do perdori arme nukleare? Them se: Jo. Rusia (ish B.S) ka çliruar europen nga murtaja nazifashiste dhe kesaj rradhe do i japi nje mesim te mire neofashistevet te rinje...!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lexhenda

        O ushtari i mire Zhvejk! Mendja jote paska ikur per skrap....

        Përgjigjjuni
        1. g
          ganiu

          Gomarica Zhvejk, po flet gomarllëqet e radhë. Ta zemë se e kanë ditur dhe amerikanët, e pastaj? Si e thotë dhe vetë nuk kanë qenë me ngarkesë bërthamore. Pra me ato konvencionale që hedhin në Ukrainë. Po të kishin ngarkesë bërthamore, ndoshta amit nuk do ti kishin lejuar, por dhe nëse do përdornin të njëjtën mjet për shkatërrimin e tyre, nuk do ishte ndonjë gjë e madhe. Bombat bërthamore nuk janë njësoj si ato konvencionale. Nuk shpërthejnë nga nxehtësia o se ndonjë predhë i godet. Se u zgjata shumë me ty. Të cifsha robt dhe sho fli gjum tashti. Mamin e nxirre në punë.

          Përgjigjjuni
        2. M
          Mos u merr me Zhvejkun

          Lexhenda malok qe vrasin mes vedi me kanun njeri tjetrin per dhjetra vite me rradhe dhe brez pas brezi.... Nje vend qe kerkon bese kur nuk kane bese, nuk se cfare te thuash....

          Përgjigjjuni
          1. L
            Loni

            Mendoj se është e gabuar t'a shikosh të ligën e Rusisë vetëm tek Putin, përpara ligësisë të pamatë të Sergei Lavrov, ministër i jashtëm i saj, një egërsirë luftënxitëse, që kurrë dhe për asgjë nuk njeh tërheqje derisa të realizojë qëllimin që i ka vënë vehtes, Putin disi edhe mund të honepset. Lavrov është shkaku që paqja as duket në horizont.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Artan

              Lavrovi dhe ai koqja tjeter, Medvedevi, jane thjesht putana te Putanes.

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje