''Kemi armët më të avancuara bërthamore'', paralajmëron Putin: Lufta në Ukrainë do të zgjasë

7 Dhjetor 2022, 21:36Bota TEMA

''Kemi armët më të avancuara

Presidenti Vladimir Putin në një takim me zyrtarë të lartë rus Putin la të kuptohet për një “konflikt të gjatë” në Ukrainë.

Putin pranoi se trupat ruse po dezertonin në masë nga fusha e betejës dhe pretendoi se ushtria ruse nuk do të kishte nevojë të të mobilizojë më shumë trupa, një proces që ka shkaktuar trazira të konsiderueshme në Rusi.

Por ai paralajmëroi se gjithsesi kërcënimi i luftës bërthamore ishte “në rritje” .

“Ne nuk jemi çmendur, ne e kuptojmë se çfarë janë armët bërthamore. Ne i kemi këto mjete në formë më të avancuar dhe moderne se çdo vend tjetër bërthamor, ky është një fakt i qartë. Por ne nuk duam ti përdorim ato.”, tha ai.

Ndërkohë tema e bisedimeve të paqes është shfaqur edhe një herë ditët e fundit, me SHBA-në që ofron negociata me Rusinë nëse kjo e fundit është serioze për përfundimin e luftës.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka thënë se vendi i tij ka dy kushte për përfundimin e luftës: Rusia të braktisë planet e saj të pushtimit dhe të tërheqë trupat nga toka ukrainase.

 

 

 

1 Komente

  1. V
    Variçia e shtrydhur

    Hahahahaha, ky Putana është delirues i shfrenuar, po pse o Putana çfarë mendon se kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mos mendon se kanë fishekzjarre kshu në arsenalin e tyre BËRTHAMOR. Ti po len lesht në Ukrainë me ushtarët e tu që po ja mbathin si të uritur për jetën e tyre...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje