Kina prodhon dhe shfaq film mbi Njësinë 731

19 Shtator 2025, 19:42Bota TEMA
Kina prodhon dhe shfaq film mbi Njësinë 731

Mediat kineze raportojnë për shfaqjen në kinematë e ndryshme në botë, duke nisur që nga nesër, 18 shtator të filmit: E Keqja e Zgjidhur(Evil Unbound). Filmi trajton një ndër kapitujt më të errët të Luftës së Dytë Botërore, konkretisht veprimet e Njësisë 731 të Ushtrisë Perandorake Japoneze në Kinë. 

Njësia, e cila ka tërhequr vëmendjen e shumë dokumentaristëve, por edhe ka qenë objekt hetimore pas Luftës, është përgjegjëse për konceptimin, organizimin dhe ekzekutimin e eksperimenteve mbi njerëz të lëndëve kimike dhe bakterologjike në funksion të krijimit të armëve përkatëse. 

Filmi nuk do të përcillet në Japoni dhe shfaqet me rastin e 80-vjetorit të fitores së “Luftës së Popullit Kinez” kundër Agresionit Japonez. Media gjysmëzyrtare e qeverisë kineze, “Global Times” shkruan se i ka treguar promon e filmit, Hideo Shimizu, një ish-anëtar i Njësisë 731, në Prefekturën e Naganos në Japoni, për të cilin ai citohet se është shprehur se:

"Mizori të tilla nuk mund të harrohen"

Me këtë rast, ambasada japoneze në Kinë, ka lëshuar një këshillë për qytetarët e vet në Kinë që të kenë kujdes nisur nga sentimentet mes të dy popujve për ngjarjet që preken edhe nga filmi në fjalë.



1 Komente

  1. T
    Treni

    Nëse është si origjinali, mos e shikoni se do ju ikë gjumi.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje