Kinezët shpikin “Vellon e Artë” që mashtron radarët e SHBA

26 Dhjetor 2023, 17:08Bota TEMA
Kinezët shpikin “Vellon e Artë” që mashtron

Një arritje e teknologjisë moderne që mund të arrijë të mashtrojë edhe sistemet mbrojtëse më të sofistikuara të Amerikës, pretendohet se është shpikur nga shkencëtarët kinezë.

Bëhet fjalë për “Vellon e Artë”, e cila sipas pretendimeve kineze mund të maskojë armët bërthamore duke i bërë të duken si avionë pasagjerësh.

Risia teknologjike e Pekinit nëse do të aplikohej do të "ndryshonte tërësisht fytyrën e luftës", pasi mund të fshehë në mënyrë efektive raketat vdekjeprurëse nga rrezja e radarëve.

“Velloja e Artë” e Kinës është zhvilluar nga një ekip shkencëtarësh të kryesuar nga Zong Yali, një profesoreshë e asociuar e studimeve për radarët në Universitetin Politeknik Northwestern.

South China Morning Post (SCMP) raporton se Zong dhe kolegët e saj zbuluan se velloja është e përbërë nga fije të holla metalike të veshura me ar, të endura në mënyrë të ndërlikuar në një gjeometri komplekse.

Kjo risi teknologjike është krijuar për të mashtruar sistemet e sofistikuara të mbrojtjes ajrore dhe ka potencialin të ndryshojë të gjithë dinamikën e konflikteve, e po ashtu do të shkurtojë kohën e reagimit për komandantët ushtarakë.

Duke folur për Gazetën Kineze të Radios Shkencës, Zong shtoi se si teknologjia gjithashtu mund të përforcojë ndjeshëm radarin e një objektivi fluturues nga më pak se një në mbi 30 decibel për metër katror.

“Velloja e Artë” do të sigurojë raketa me të njëjtin nivel reflektimi te radarët si avionët e mëdhenj komercialë Boeing 737 dhe Airbus A320, me një fleksibilitet të pakrahasueshëm. Ajo vjen në formën e një strukture të palosshme, çka i lejon që të vendoset si një ombrellë mbi raketat, për shkak të përbërjes prej materialesh të lehta si fibër karboni.

Dhe me mbulesën e aftë për të ndryshuar formën dhe madhësinë e saj në mënyrë të rastësishme, operatorët e kompjuterëve dhe radarëve do të jenë plotësisht të pavetëdijshëm për atë që po vjen.

"Lufta elektronike është bërë më komplekse se kurrë. Pajisjet dhe mjetet e reja të kundërmasave elektronike po hyjnë në shërbim me një shpejtësi të paparë. Ato po ndryshojnë fytyrën e luftës”, tha Zong, siç raportohet nga Wio News.

7 Komente

  1. S
    Shkërdheni

    Motivimi i luftëtarëve dikur ka qënë që një zemër a e keni, pa armët rrëmbejani atij qeni. Kështuqë mos ja qani hallin asnjërit, sepse vjedhin shpikjet e njëritjetrit.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Maloku

      Po po na mbushen mendjen çinezet, edhe do ta publikonin po te ishte e vertet qe USA te marre masat. Pordhe me rigon.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taraboshi

        Amerika eshte zoti i botes. I tredh bolet te tanve, shiko si po i tredh edhe ne shqipri, nje nga nje. Kina superfuqi e dim por me ameriken ajo se kruan sepse amerika eshte amerike.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          ZYBER

          KUSH E DI PSE AMERIKA I FRIKESOHET ME SHUME KINES SE RUSISE

          Përgjigjjuni
          1. A
            Anti - Zyba

            ...Sepse o ZYBE Rusia eshte me e dobet e se Kina. Amerika nuk ka frike asnjeren. Po te kete frike nuk ja con avionet dhe anijet ne kufi. Amerika ne garen per dominance ka kundershatar direkt Rusine dhe Kinen dhe si kundershtar i peshon. Kur i peshon Rusia i del me e lehte se Kina e per rrjedhoje e ka me kollaj me Rusine sesa me Kinen. Friken harroje, Aeroplanmbajteset Amerikane jane ne detin e Kines dhe patrullojne perball Kines. Kina nje ballon me ajer coi mbi Amerike dhe e mohonte. Si te del hesapi i frikes? Ai qe ka frik zakonisht zbythet e nuk krruhet e nuk con Aeroplanmbajtese ke dera e me te fortit/ Me i forti nuk ka frike.

            Përgjigjjuni
            1. O
              Oficeri i dikurshem

              Shtetet e Bashkuara llogarisin me teper Rusine …se sa Kinen ….kina ka nje dobesi qe per mendimin tim personal , e theksoj personal nuk eshte e stervitur dhe e cfilitur ne luftera ….USA dhe Rusia po , Kina jo , dhe kete e kane te qarte kinezet …tjeter stervitjet dhe demostrimi i mjeteve luftarake dhe tjeter , komplet tjeter gje fronti ne lufte …..jane dy gjera krejt te ndryshme …..

              Përgjigjjuni
            2. S
              Sadri

              Edhe SHBA Rusia apo Kina nuk hapin lufte berthamore sepse humbin te gjitha ,asnje nuk del fitues ,Kjo kedhtu do te vazhdoje me vatra lufte sa ne nje ane e planetit ne anen tjeter ,,

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje