Klitschko mohon të gjitha: S’krahasova luftën e ukrainasve me atë të kosovarëve

27 Maj 2022, 20:50Bota TEMA

Klitschko mohon të gjitha: S’krahasova luftën e ukrainasve me

Vitali Klitschko, përmes një statusi në rrjetin e tij social në Facebook, ka mohuar në mënyrë eksplicite se ka thënë që “ukrainasit po luftojnë kundër pushtuesit rus, si dikur shqiptarët që luftuan kundër okupatorit serb”, kështu duke përgënjeshtruar supozimin e një mediumi me bazë në Zvicër, Le Canton27.

“Disa media të huaja online, përfshirë ato ruse, përhapën më tej gjoja ‘citimin’ tim për Serbinë dhe Shqipërinë. Unë nuk thash një gjë të tillë, edhe para se gazetarët ta kopjojnë këtë informacion të pretenduar dhe të citojnë atë, duhet të kërkojnë konfirmimin audio ose video të një ekskluziviteti të tillë”, ka shkruar kryebashkiaku i Kievit.

Intervista e gazetarit të Le Canton27, i cili publikon material në gjuhën shqipe, supozohej të jetë bërë në Davos të Zvicrës, ku kryetari i Kievit po merrte pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Pas lajmit që kryesisht mori vëmendje të madhe në mediat e Serbisë, pati reagime të shumta nga politikanë e ministra serbë.

3 Komente

  1. P
    Progon Pollogu

    Clirimi nga pushtuesit rusë që ndodhen në tokën e ukrainasve është identik me luftën e shqiptarëve për të zbuar pushtuesit serbë. Asgjë për t´u coroditur.

    Përgjigjjuni
    1. P
      PP

      O Progon. Ky , i zoti i punes, po e mohon kete gje....apo ti e di me mire ...

      Përgjigjjuni
    2. h
      hik er Karagjoze i eteur per Lavdi tru infantil

      njerez qesharak qe per kariere e lavdi personale futen vendin ne lufte popullin ne mjerim .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje