Truss: Nëse Putini fiton luftën në Ukrainë nuk do të jemi kurrë të sigurt

27 Maj 2022, 15:57Bota TEMA

Truss: Nëse Putini fiton luftën në Ukrainë nuk do të

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss ka paralajmëruar se nëse Putini fiton luftën në  Ukrainë, nuk do të jemi më kurrë të sigurt. Ajo tha gjithashtu se ishte “plotësisht legjitime” të mbështeste Ukrainën, duke dërguar tanke dhe avionë.

“Pas Luftës së Ftohtë, ne menduam se kishim kthyer një faqe. Por ne tani po shohim krime të tmerrshme lufte në Europë – krime për të cilat dikur kishim shpresuar se do ti përkisnin të kaluarës.

Përballë një tmerri të tillë, ne duhet të përgjigjemi me forcë, nuk duhet të humbasin vigjilencën pasi kjo nuk mund të jetë zgjidhja. Ne duhet të sigurojmë që Ukraina të fitojë këtë luftë të madhe për liri.

Putini nuk po i ka shpallur luftë vetëm kundër popullit ukrainas, por themeleve të shoqërive tona: lirisë, sovranitetit dhe shtetit të së drejtës. Nëse ai fiton luftën në Ukrainë, ne nuk do të ndihemi kurrë të sigurt.

Kjo është arsyeja pse ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për tu siguruar që Ukraina të fitojë,” tha Truss.

2 Komente

  1. M
    Mos e beso po deshe, por eshte e vertete.

    Moj shoqe pa pigment, Putini po fiton luften me NATO-n e me gjere e jo me Ukrainen qe eshte shperbere ne 4 shtete.

    Përgjigjjuni
    1. r
      rui

      hahahaha, ai e ka fituar pa e filluar BRICS behet gati te zgjerohet me 5 anetare tr tjere, europa maroi sic mbaron gjithmone ne keto 5000 vjet

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje