
Ministri rus i Mbrojtjes ruse, Sergei Shoigu po mënjanohet nga Putin në lidhje me shkëmbimin e informacioneve për luftën në Ukrainë.
Ministria e Mbrojtjes britanike raporton se presidenti Putin po mban kontakt të drejtpërdrejtë me komandantët operacionalë që ndodhen në drejtimin e ushtrisë ruse në Ukrainë.
Në përditësimin e saj të radhës të inteligjencës, ministria britanike tha se kjo ishte për shkak të “problemeve me të cilat po përballet Rusia” në luftë.
Ajo shtoi se oficerët dhe ushtarët rusë “ndoshta tallen në mënyrë rutinore” me Shoigu për “udhëheqjen e tij joefektive” ndërsa përparimi rus në Ukrainë ka ngecur.
Para se të bëhej ministër i mbrojtjes i vendit, Shoigu kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në sektorin e ndërtimit dhe Ministrinë e Situatave të Emergjencave, shtoi Ministria e Mbrojtjes.
Lini një Përgjigje