
Të paktën 20 raste janë evidentuar deri tani nga policia të “lojës” së tmerrshme të nokautit në Nju Jork.
Kriminelët godasin për argëtim, pa asnjë shkak, njerëz të pafajshëm në rrugët apo qendrat tregtare të Nju Jorkut të mbushur me krime.
Rasti më i rëndë ishte kur një burrë në Bronks ishte pranë vdekjes kur u godit me grusht dhe përfundoi pa ndjenja jashtë një restoranti. Policia ka konfirmuar edhe raste të tjera, të cilat janë kapur edhe nga kamerat e sigurisë.
Një rast i ngjashëm ndodhi në Bruklin, ku një 36-vjeçar u filmua teksa u godit nga agresori, po ashtu edhe një 74-vjeçare përfundoi në trotuar në fillim të këtij muaji.
“Loja e nokautit është rikthyer. Sulmi ndaj banorëve të Nju Jorkut është real. Ne duhet të jemi të vëmendshëm. Nuk janë vetëm të sëmurët mendorë ata që po i kryejnë këto sulme, por ka edhe individë të zemëruar, kriminelë të pacipë”, u shpreh Michael Alcazar, një oficer në pension. Ai kërkon shtrëngimin e ligjeve për akte të tilla barbare.
Toksikomanët dhe terroristët janë dy mënyra që jetën e bëjnë të pa sigurt.
Jane pasojat e politikes se majteve , Keta dhe po kapen ,prokuroret e Sorros e bidenit I leshojn prape e policia ska cben . Jo per gje po SA kohe ke governator NGA demokratet e bidese si ne kaliforni e New York,keshtu do jete. Me siguri shqipet komentues do hidhen perpjet pa ditur asnje fakt,e do na tregon SE si Bideja esht demokrat I madh
një debil shkruan tjetri dhe më debil,replikon!!
psikopate dhe te droguar ...jane plot rruget e new york me keta ndyresira
Politika “liberale” qe po ndiqet ne America eshte drejtimi i duhur per te shkaterruar ate, e shoqeruar me sllogane te pabarazise raciale, socializmit, dhe genjeshtra me e madhe e mbrejtjes se demokracise po e cojne shoqerine drejte fashizmit dhe shkaterrimit te saj.