Koreja e Jugut ka vendosur të kufizojë çmimet e karburantit në tregun vendas duke nisur nga e premtja, në përpjekje për të përballuar rritjen e kostove të energjisë të shkaktuara nga tensionet në Lindjen e Mesme.
Qeveria njoftoi se çmimi maksimal me shumicë për benzinën do të jetë 1,724 won (rreth 1.17 dollarë) për litër, më i ulët se niveli prej 1,833 won i regjistruar të mërkurën. Autoritetet thanë se këto çmime do të rishikohen çdo dy javë për të reflektuar ndryshimet në tregjet globale të naftës.
Sipas qeverisë, çmimet maksimale do të përcaktohen duke marrë parasysh çmimet e furnizimit para krizës me Iran, çmimet ndërkombëtare të naftës dhe taksat vendase.
Të dhënat e publikuara nga Shoqatës Ndërkombëtare të Tregtisë së Koresë tregojnë se Koreja e Jugut mbështetet pothuajse tërësisht në importe për energjinë, duke blerë rreth 70% të naftës dhe 20% të gazit natyror të lëngshëm nga rajoni i Lindjes së Mesme.
Përveç kësaj, qeveria do të kufizojë edhe grumbullimin e produkteve të naftës. Sipas Ministrisë së Financave rafineritë do të detyrohen të hedhin në treg të paktën 90% të vëllimit mujor të produkteve që kanë furnizuar gjatë marsit dhe prillit të vitit të kaluar.
Ne Korene e Jugut 1.17 dollarë/litri, tek ne 2 dollarë...