Kremlini reagon pas paralajmërimit të Trump për afatin e ri ndaj Rusisë: E kemi marrë shënim deklaratën e presidentit, operacioni special vazhdon

29 Korrik 2025, 16:15Bota TEMA
Kremlini reagon pas paralajmërimit të Trump për afatin e ri ndaj

Kremlini tha se kishte “marrë shënim” deklaratën e djeshme të presidentit të SHBA-së, Donald Trump se ai do të shkurtonte një afat që i kishte dhënë Moskës për të arritur një armëpushim në Ukrainë ose do të përballej me sanksione.

Trump vendosi një afat të ri prej 10-12 ditësh që Rusia të bëjë përparim drejt përfundimit të luftës në Ukrainë ose do të përballet me pasoja, duke nënvizuar zhgënjimin e tij me presidentin rus, Vladimir Putin për luftën më shumë se tre vjet e gjysmë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, i pyetur për komentet e Trump gjatë një takimi me gazetarët, lëshoi një deklaratë të shkurtër.

“Ne e kemi marrë parasysh deklaratën e presidentit Trump dje. Operacioni special ushtarak vazhdon”, tha Peskov, duke përdorur termin e miratuar nga Moska për luftën që po zhvillon në Ukrainë.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj procesit të paqes për të zgjidhur konfliktin rreth Ukrainës dhe për të mbrojtur interesat tona gjatë kësaj zgjidhjeje”, shtoi ai.

Trump kërcënoi më 14 korrik se do të vendoste sanksione të reja ndaj Rusisë dhe blerësve të eksporteve të saj brenda 50 ditëve, një afat që skadoi në fillim të shtatorit. Por dje gjatë një vizite në Britani, ai njoftoi se do ta shkurtonte këtë afat, duke thënë: “Nuk ka arsye për të pritur… Thjesht nuk po shohim ndonjë përparim.”

Trump, i cili ka pasur pesë telefonata me udhëheqësin e Kremlinit që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar, tha gjithashtu se “nuk ishte aq i interesuar të fliste më”.

Peskov nuk pranoi të komentonte deklaratën e presidentit amerikan.

5 Komente

  1. J
    Ju niqte Zelenski

    Ca flisni mor aman. Po Trampi tha se do e ndalonte luften per 24 ore. Sa shqiptare debila kurva pro ruse votuan pro Trampit per ate se kujtonte se do i jepte Putinit Ukrainen. Nje urim keni o kurva pro ruse. ju qifte Zelenski fort

    Përgjigjjuni
    1. L
      Layne

      Ik or bastard, je nji cope idioti

      Përgjigjjuni
    2. w
      wiederholen sie bitte !

      me fjale te tjera, “nuk na ben pershtypje se cthote kllouni portokalli “!

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jimi

        E cfare kujton ky gringua amerikan, se me kete "ultimatum" do ta tromaksi muzhikun ruse !?

        Përgjigjjuni
        1. P
          Protestat kane filluar se shpejti ai kllaun do te

          Komentues toci "Ju niqte ZelenskI" ai qe permend ti per pidhar i eshte prere vegla nga Putini dhe e ben shurren si grate, ai po qi dhe shkaterron popullin e Ukraines per interesat e Perendimit Gay Kolektiv i mbeshtetur edhe nga ndryshku Trump. Ai, Zhelja nuk eshte me shume se nje kllaun cirku apo gaztor, por ka nje dallim te "vogel" nuk te ben per te qeshur, por vetem per te qare. Atij i duket vetja si gjigand, por harron se eshte nje liliput.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje