Kremlini: Sanksionet e SHBA pengojnë afrimin Moskë-Washington

19 Shkurt 2026, 08:40Bota TEMA
Kremlini: Sanksionet e SHBA pengojnë afrimin Moskë-Washington

Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitri Peskov, deklaroi se sanksionet amerikane janë një pengesë për rifillimin e dialogut mes Moskës dhe Uashingtonit, duke theksuar se Rusia është e interesuar për rikthimin e marrëdhënieve tregtare nëse ka gatishmëri të njëjtë nga ana e SHBA.

“Sanksionet, të cilat ne i konsiderojmë të paligjshme, pengojnë zhvillimin e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ne jemi të interesuar që ta zhvillojmë këtë bashkëpunim,” u shpreh Peskov.

Ai shtoi se një bashkëpunim i tillë do të ishte në interes të të dyja vendeve dhe mund të sjellë përfitime të mëdha, nëse pala amerikane vendos të ndërmarrë këtë hap.

“Ka shumë plane që mund të futen potencialisht në axhendë, por për këtë duhet të rilindin marrëdhëniet tona,” përfundoi Peskov.

2 Komente

  1. k
    k

    Po presim te falimentoni si ne 1990 o robqirē.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zhelenski cifut

      Keshtu ke pasur falimenuar edhe ti ne 90 o trushperlare Harrove hordhite e emigranteve shqiptare ne greqi dhe itali?

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje