Kriza e urisë, anija me qindra tonë ushqim niset drejt Gazës

19 Gusht 2025, 12:45Bota TEMA
Kriza e urisë, anija me qindra tonë ushqim niset drejt Gazës

Pasi u nis nga Qiproja, një anije e mbushur me 1.200 tonë furnizime ushqimore për Rripin e Gazës i është afruar portit izraelit të Ashdodit të martën, si pjesë e përpjekjeve po vazhdojnë për të lehtësuar krizën ushqimore në territorin palestinez.

Anija, e regjistruar në Panama, është ngarkuar me 52 kontejnerë me ushqime, sikurse pasta, oriz, ushqim për foshnja dhe ushqime të konservuara. Zyrtarët doganorë izraelitë kanë kontrolluar ndihmat në portin qipriot të Limasolit, prej ku anija nisi lundrimin të hënën.

Rreth 700 tonë me ndihma vijnë nga Qiproja, që janë blerë me paratë e dhuruara nga Emiratet e Bashkuara Arabe përmes Fondit Amalthea, i krijuar vitin e kaluar që donatorët të ndihmojnë me ndihma detare. Pjesa tjetër e ndihmës vjen nga Italia, Qeveria e Maltës, një urdhër katolik fetar në Maltë, si dhe nga organizata joqeveritare nga Kuvajti, Asociacioni Al Salam.

Vitin e kaluar, Qiproja dërgoi 22.000 tonë ndihma përmes anijeve për në Gazë. Ndihmat u dërguan përmes një porti të operuar nga organizata bamirëse World Central Kitchen dhe ushtria amerikane.

Në fund të korrikut të vitit të kaluar, grupet e ndihmës u tërhoqën nga ky projekt, duke i dhënë fund këtij misioni për shkak të problemeve të vazhdueshme të sigurisë dhe kufizimeve se sa ndihma mund të dërgoheshin.

Qiproja tha se misioni i fundit i ndihmës udhëhiqet nga Kombet e Bashkuara dhe sapo ndihma të arrijë në Ashdod, punëtorët e ndihmës të OKB-së do ta bartin ndihmën në kamionë dhe në depo apo stacione ushqimore që operohen nga World Central Kitchen.

Përmes anijeve mund të dërgohen sasi më të mëdha të ndihmës në Gazë sesa ndihmat që hidhen nga ajri, siç kanë bërë disa shtete së fundi.

Dërgesat e fundit të ndihmës vijnë një ditë pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – thanë se kanë pranuar një propozim të ri nga ndërmjetësit arabë për armëpushim. Deri më tani, Izraeli nuk e ka miratuar një propozim të tillë.

Izraeli ka njoftuar për plane për të ripushtuar Qytetin e Gazës dhe zona të tjera të populluara pasi bisedimet për armëpushim u bllokuan muajin e kaluar – duke rritur shqetësimet për përkeqësimin e mundshëm të katastrofës humanitare në Gazë.

Lufta nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.

Ofensiva izraelite ka vrarë më shumë se 62.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi – shifra që OKB-ja i konsideron të besueshme./ REL

2 Komente

  1. e
    e di si eshte puna

    Mos dergoni kot "ndihma humanitare". Thjesht shkaterroni murin rrethues qe Egjypti ka ndertuar ne kufirin Gaza-Egjypt dhe te hapet kufiri! Pastaj Gazjanet e dine vete se ku i gjene ndihmat...

    Përgjigjjuni
    1. A
      Albania-Israel brotherhood

      "Ndihma humanitare", si ndihma ndaj Gjermanise Naziste! Ana humanitare nuk varet nga Izraeli. Izraeli eshte pale nderluftuese. Izraeli i ka ndermarre masat qe varen prej tij, qe kamionet e pafund te ndihmave te futen ne Gaza. Ka percaktuar edhe pikat ku do shperndahen ndihmat per civilet, duke i ruajtur ato vende, ne menyre qe te mos nderhyje Hamas dhe te vjedhe ndihmat. Kaq! Nuk mund te beje me shume, Izraeli eshte ne lufte me ata qe marrin ndihmat, e kuptoni? Se keta Gazanet te gjithe njesoj jane, vetem se ca gazane kane arme e quhen Hamas, e ca gazane nuk kane arme, e quhen civile! Pastaj edhe ndihmat ne shumice vidhen nga Hamas-i, sepse ata kane arme dhe trembin, madje vrasin popullsine qe shkon per ti marre ndihmat. Ndimat qe vjedhin, natyrisht nuk i mbajne te gjitha per tu ushqyer, Hamasiste i shesin ne treg te zi, me cmime te fryra dhe keshtu me parate e fituara mbajne me pagesa militantet terroriste te tyre anetaret e Hamasit, pra ate "shtetin" qe kane krijuar ne Gaza. Sidoqofte nuk ka ndodhur kurre ne histori qe ti kerkohet nje pale ti jape buke armikut!!! I kerkohet Izraelit ti jape buke Hamas-it dhe perkrahesve te tyre, e cuditshme apo jo? Perse nuk i kerkohet Hamasit te dorezojne armet dhe te lirojne pengjet, kjo eshte me e logjikshme! I kerkohet Izraelit te beje dicka qe se ka bere askush ne historine e njerezimit : jepi buke armikut tend, atij qe te vret, te djeg, te rremben, te perdhunon dhe te ben edhe shantazh me pengjet. Ja te bejme nje analogji sikur eshte Lufta e Dyte Boterore. Te gjithe e dime se Gjermania naziste sulmoi Britanine. Por vjen nje cast qe Britania fillon kundersulmin ndaj Gjermanine naziste dhe forcat britanike futen thelle ne Gjermani. Ne ato dite te veshtira per popullin gjerman, Kancelari i Gjermanise, vendet aleate te saj, te gjithe nazistet neper bote, i bejne thirrje Britanise qe te sjelle ca "ndihma humanitare" per popullin gjerman, qe po vuan nga gjenocidi britanik. Madje po te ishte e mundur, ne sanduicet e ndihmave humanitare, te kete edhe pak majoneze, se nuk shtyhet fare sanduici. Kjo eshte nje kerkese fare normale dhe britaniket e priten me gezim te madh. Nderkohe ne Gjermani u vrane 2 milione civile gjate kundermesymjes britanike! Mendojeni kete, perpunojeni pak ne tru dhe pastaj do kuptoni karagjozllekun e "ndihmave humanitare" ne Gaza!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje