SHBA-të dërgojnë anije luftarake drejt Venezuelës

19 Gusht 2025, 10:24Bota TEMA
SHBA-të dërgojnë anije luftarake drejt Venezuelës

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë tre anije shkatërruese me raketa të drejtuara Aegis në ujërat pranë Venezuelës në 36 orët e ardhshme për t’iu përgjigjur asaj që Washington-i e sheh si kërcënim nga kartelet e drogës.

Kështu raportoi agjencia Reuters, duke cituar dy persona me dijeni për çështjen.

Anijet janë USS Gravely, USS Jason Dunham dhe USS Sampson, tha Reuters, duke cituar këta persona.

Së bashku me 4 mijë marinarë dhe marins në rajonin jugor të Karaibeve, do të vendosen disa aeroplanë spiunë P-8, anije luftarake dhe të paktën një nëndetëse sulmi, tha për Reuters një zyrtar i veçantë amerikan, i cili kërkoi të mos identifikohej.

Personeli dhe asetet ushtarake do të operojnë në hapësirën ajrore dhe ujërat ndërkombëtare për disa muaj, tha zyrtari për Reuters. Përveç operacioneve të inteligjencës dhe mbikëqyrjes, asetet detare mund të përdoren për të nisur sulme të synuara, tha raporti.

Administrata e Presidentit Donald Trump ka treguar gatishmëri për të përdorur forcën ushtarake kundër karteleve të drogës në Amerikën Latine.

Trump ka ushtruar presion të pandërprerë mbi Meksikën për të goditur organizatat kriminale dhe për t’i dhënë fund trafikimit të fentanilit – ose do të përballet me tarifa të larta për mallrat e saj.

Presidenti Nicolas Maduro, duke folur në një aktivitet me aleatët politikë, tha të hënën në mbrëmje se qeveria e tij mbron territorin sovran dhe askush nuk do të prekë tokën e kombit, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve AVN.

Lini një Përgjigje