Kriza në Lindjen e Mesme, Meloni: Jam e shqetësuar, është iluzion të mendohet se nuk na prek

2 Mars 2026, 23:00Bota TEMA
Kriza në Lindjen e Mesme, Meloni: Jam e shqetësuar, është

Në një intervistë për televizionin Canale 5, Meloni deklaroi se destabilizimi global nisi me luftën në Ukrainë, kur, sipas saj, një anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së sulmoi një vend fqinj, duke hapur rrugën për një periudhë kaosi në skenën ndërkombëtare.

“Sigurisht që jam e shqetësuar, sepse do të ishte marrëzi të mendonim se ajo që po ndodh, edhe larg kufijve tanë, nuk na prek”, u shpreh ajo. Kryeministrja theksoi se Italia ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të arritur një marrëveshje serioze mbi programin bërthamor iranian, duke nënvizuar se nuk mund të lejohet që regjimi aktual në Teheran të disponojë raketa me rreze të gjatë veprimi me koka bërthamore.

Sipas saj, dështimi i përpjekjeve diplomatike çoi në vendimin e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit për të ndërmarrë sulme, pa përfshirë partnerët evropianë në proces.

Duke komentuar qëndrimin në Dubai të ministrit italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto, Meloni theksoi se ai “nuk pushoi kurrë së bëri punën e tij” dhe se Italia mbetet në kontakt të vazhdueshëm me vendet e Gjirit dhe partnerët evropianë.

Objektivi kryesor, sipas saj, është shmangia e zgjerimit të krizës. Ajo shtoi se situata nuk mund të përmirësohet nëse Irani nuk ndalon sulmet ndaj vendeve të Gjirit, të cilat i cilësoi si të pajustifikuara.

Sa i përket rrezikut të sulmeve terroriste, kryeministrja deklaroi se niveli i gatishmërisë në Itali është maksimal, duke nisur nga shërbimet kombëtare të sigurisë.

2 Komente

  1. I
    Italano vero

    Rritja e çmimit tē naftēs dhe gazit, ēshtē e mjaftueshme pēr tē pērmbledhur problemet qē hasin ministrit e kētyre shteteve me buxhete tē gjymtuara.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Claudio

      Bravo Italia.Si gjithmone,vk.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje