Lufta në Lindjen e Mesme, shkon në gjashtë numri i ushtarëve amerikanë të vrarë

2 Mars 2026, 22:40Bota TEMA
Lufta në Lindjen e Mesme, shkon në gjashtë numri i ushtarëve

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (Centcom) ka njoftuar se numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në aksion ka arritur në gjashtë, deri në orën 16:00 sipas kohës lindore të SHBA-së, të hënën.

Sipas përditësimit zyrtar, forcat amerikane kanë arritur të rikuperojnë eshtrat e “dy anëtarëve të shërbimit të raportuar më parë si të zhdukur”, nga një objekt që ishte goditur gjatë sulmeve fillestare iraniane në rajon.

Deklarata thekson se operacionet luftarake në shkallë të gjerë vijojnë.

Ky zhvillim shënon një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës në rajon, ndërsa përplasjet mes SHBA-së dhe Iranit vazhdojnë me intensitet të lartë. /BBC

2 Komente

  1. L
    Luftē afatgjate

    Presidenti Begaj duhet ti dhuroj 250 ushtar homologut tē tijē Amerikan.

    Përgjigjjuni
    1. q
      qiprioti

      Ha ha ha,jo gjashte por dy e gjysem.Idiotesi moderne qe si beson as PD-ja qi ashte me idiotia.Sala me kater te shtena vrau kater e plagosi dhjetra protestues,Iranianet me gjithe ato bombardime paskan vrare gjashte amerikane,tre izraelite dhe nje libanez.Jetojme ne kohe moderne dhe çdo gje qe thuhet haet.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje