
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko gjatë fjalës së tij në forumin ekonomik botëror në Davos tha se kryeqyteti ka qenë prioriteti i Moskës që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.
“Nuk është sekret se prioriteti i Rusisë është të pushtojë të gjithë vendin dhe objektivi kryesor i Moskës është ende kryeqyteti i Ukrainës, zemra e vendit. Është e qartë se ky nuk është një operacion special ushtarak, siç pretendon Rusia. Është gjenocidi i popullit ukrainas me fëmijë, gra dhe pleq të vrarë”, shtoi kryebashkiaku.
"Është e vështirë të kuptosh se çfarë po përjetojnë ukrainasit. Është një tragjedi e madhe, jo vetëm për Ukrainën, por për miliona njerëz në Evropë dhe gjithashtu për Rusinë, e cila gradualisht do ta kuptojë", shtoi kryebashkiaku, duke nënvizuar se kthimi i jetës normale nuk është i lehtë.
Lini një Përgjigje