Kryeministri britanik: Njohja e Palestinës duhet të jetë pjesë e një plani më të gjerë për paqe dhe siguri

26 Korrik 2025, 07:41Bota TEMA
Kryeministri britanik: Njohja e Palestinës duhet të jetë

Kryeministri britanik Keir Starmer deklaroi sot se njohja e  shtetit palestinez duhet të bëhet si pjesë e një plani më të gjerë që synon siguri të qëndrueshme për palestinezët dhe izraelitët.

Deklarata e Starmer vjen një ditë pasi Franca bëri të ditur se do të njohë shtetin e Palestinës, duke shtuar trysninë ndërkombëtare për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme.

“Njohja e shtetit palestinez duhet të jetë një nga këto hapa. Jam i qartë për këtë. Por duhet të jetë pjesë e një plani më të gjerë që përfundimisht do të çojë në një zgjidhje me dy shtete dhe siguri të qëndrueshme për palestinezët dhe izraelitët,” u shpreh Starmer në një deklaratë për mediat.

Ai bëri të ditur se është në kontakt me aleatët kryesorë, duke përfshirë kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe presidentin francez Emmanuel Macron, për të koordinuar qëndrimin e Britanisë ndaj zhvillimeve në Rripin e Gazës dhe procesin e paqes në rajon.

Britania, një prej anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nuk e ka njohur ende formalisht shtetin e Palestinës, por qëndrimi i Starmer sinjalizon një qasje më të angazhuar për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme në rajon.

 

2 Komente

  1. S
    Salehu

    Pjerdhe se lirohesh, gjithe derrat kane nje turinj, ti qe njofte Izraelin ne tokat e Palestines pse nuk e njofte edhe Palestinen

    Përgjigjjuni
    1. A
      Albania-Israel brotherhood

      Kurre ne histori nuk ka patur ndonje shtet "palestinez", ndonje popull "palestinez", ndonje gjuhe "palestineze", ndonje kulture "palestineze", ndonje fe "palestineze", ndonje mbret "palestinez", ndonje princ "palestinez', ndonje veshje "palestineze", ndonje gatim "palestinez", ndonje valle "palestineze" ... Shpikja e ndyre e "palestinianizmit" eshte nje rrefenje dhe nje ideologji nazisto-islamiste, qe e krijuan arabet ne vitin 1964, me qellimin e vetem te shkaterronin shtetin e Izraelit, nje nga shtetet dhe nje nga popujt me te lashte ne historine e njerezimit, plotesisht i dokumentuar dhe i njohur ne histori, qe i ka dhene shume shoqerise njerezore. Pra nuk ka ndonje "popullsi palestineze" te vecante. E shumta e shumta, te gjitha popullsite qe jetonin nen Mandatin Britanik mund te quhen palestineze, pavaresisht etnicitetit te tyre, ashtu sic mund te quhen ballkanike te gjitha popullsite e Ballkanit, pavaresisht etnicitetit te tyre. Ata qe pas vitit 1964 (kur u krijua OCP-ja - Organizata per clirimin e Palestines) filluan te pretendojne se na qenkan "palestineze", jane thjesht popullsi arabe, te ardhur si kolonizatore ne Mandatin Britanik te Palestines eretz Izrael (vete Jaser Arafat ishte arab nga Egjypti, cudi apo jo!?) Arabet jane kolonizatore, fiks ashtu sic kane ardhur serbet ne Illiri. Populli i lashte autokton ne ato hapesira qe shpesh quhen Vendet e Shenjta, jane HEBRENJTE. Te gjithe arabet pa perjashtim, jane pushtues dhe kolonizatore te atyre vendeve, jo vetem te Izraelit, por edhe Libanit, Sirise, Jordanise,Irakut,Egjyptit, Sudanit,Libise,Tunizise, Algjerise, Marokut..

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje